Vrima nëpër rrugë, mungesë e kanalizimit dhe dëme të mëdha gjatë reshjeve të shiut, vazhdojnë të mbeten preokupim I banorëve të lagjes së Duqanxhikut. Reshjet e fundit të shiut kanë gjetur vrimë të hapur në këtë lagje, pas çka dy persona kanë përfunduar në këtë vrimë, pasi të njejtat janë mbushur me ujë dhe banorët nuk kanë arritur t’i shohin. Banorët thonë se me këto probleme ballafaqohen me dekada të tëra, duke shprehur shqetësimin e tyre se rrezikohen nga epidemi të shumëta, pasi uji që endet rrugëve të tyre është shumë I pisët. Banorët pohojnë se nga këto vërshime, uji I mbledhur ka përfunduar edhe brenda xhamisë e cila ndodhet në afërsi.
”Të them saktësisht se di, por me dekada qind për qind është kjo problematikë që ndodh në Duqanxhik. Është kjo vrimë, këtu ku shihet. Ka edhe të tjera por ato janë zhdukur pas shiut, të ishit mbrëmë do ta shihnit edhe vetë, ku i tërë ky ujë përfundoi edhe brenda xhamisë atje. Fatkeqësisht në këtë vrimë përfunduan një i moshuar edhe një nënë e jona, po të kishte edhe fëmijë s’di ku do të kalonin. Mbi sipërfaqen e asaj kemi edhe fekale, këto janë smundje të llojllojshme në këtë kohë të nxehtë”.
Banorët rikujtojnë se kjo nuk është hera e parë që ata ballafaqohen me gjëra të tilla dhe se në të njejtën lagje, vitin e kaluar në të njejtin vend, në vrimë ka përfunduar një kamion.
“Ky problem është qe dy javë ditë edhe vjet në të njejtin vend ka rënë një kamion. Njeriu për pak sa nuk është mbytur, dhe askush nuk ka ardh të shoh se çfarë ndodh. Xhamia këtu, të moshuarit nëpër ujë, ky është ujë I flliqur, ky është kanalizim, kjo është katastrofë e madhe. Porosia jonë është Ose le të vijnë e ta rregullojnë njëherë e përgjithmonë, ose le të vijnë e të thonë se ne nuk mundemi, dhe ne vetë do të marrim iniciativë dhe vetë ta rregullojmë”.
Banorët bëjnë apel deri tek organet kompetente, që të ndërmarrin masa dhe ky problem të zgjidhet njëherë e mirë, pasi ata thonë se organet kompetente disa herë I kanë vizituar, gjithmonë duke dhënë zgjidhje afatshkurte.
/SHENJA/
Vazhdojnë të hapen gropa në Duqanxhik by tvshenjaofficial

