Author: almakos

Më 22 korrik do të mbahen aktivitetet sportive dhe kulturore në ambientet e shkollës “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Këtë nismë do ta mbështesë edhe kreu i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Ai ishte i pranishëm në takimin e grupit nismëtar dhe banorëve të këtij fshati. Dehari gjatë fjalimit të tij, nismën e cilësoi si fisnike për faktin se qëllimi i tërheqjes së vë- mendjes së publikut, në veçanti i fëmijëve dhe të rinjve që vijnë nga mërgimi, duke prezantuar vlerat historike, kulturore si dhe trashëgiminë to, paraqesin thesar të pasur me të cilin duhet të krenohemi .Grupi…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Gostivarit presin të hasin në mirëkuptim edhe nga komunat tjera të Pollogut, që në të ardhmen bashkërisht të përkujdesen për mirëmbajtjen e deponisë tek e cila deponohen mbetjet e të gjithë popullatës së Pollogut. Prandaj, Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” e qytetit të Gostivarit është duke punuar intensivisht në rikonstruimin e Deponisë rajonale “Rusio”. Sipërfaqja prej 20 mijë metra katrorë, te e cila deponojnë mbetje 9 komunat e rajonit të Pollogut, e tëra pastrohet dhe e njëjta mbulohet me dhe. Punimet kanë nisur këto ditë dhe për periudhë të shkurtër e tërë deponia pritet të marrë pamje tjetër. Punimet…

Lexo më Shumë

10 July Më shumë tërmete, epiqendrat e të cilave vijnë nga rajoni epiqendror i Ohrit janë regjistruar natën e kaluar. Një pjesë prej tyre janë ndjerë në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39. Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit. Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, vlerëson se Prokuroria Speciale Publike e sulmon partinë e tij, me qëllim që, sipas tij, Qeveria e re ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas dhe ta ridefinojë shtetin. “Ne nga VMRO të shkojmë në paraburgim, që ai ta ndërrojë emrin dhe identitetin e popullit maqedonas. Ne të lutemi që të na i kthejnë pasaportat derisa të plotësohet ajo që e ka premtuar për marrëveshjen me Bullgarinë. Ne çdo javë të paraqitemi në Gjykatë dhe populli të merret me atë, ministri për propagandë t’i shtyp t’u bëjë trysni mediave që të flasin vetëm për…

Lexo më Shumë

10 July Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 30 aksidente, informoi SPB Shkup. Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në 12 fatkeqësi, në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material, gjashtë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një drejtues i një mopedi është lënduar rëndë. Të shtunën policia rrugore ka kryer ekspertizë në tetë aksidente, prej të cilave katër janë me pasojë dëm material, katër me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta…

Lexo më Shumë

Blerja e shalqirit për të cilën Qeveria ka siguruar dy denarë shtesë subvencione, vijon pa probleme dhe në rend sa më të mirë. Në të gjitha qendrat e blerjes jepen shënime sipas kandarit dhe zhvillohet evidencë e plotë. Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, stabilizimi i çmimit pritet pas 15 korrikut kur sasitë e shalqirit në treg do të zvogëlohen. “Isha në terren. Me të vërtetë kemi problem serioz me bostanin për shkak të prodhimtarisë në vendet përreth, veçanërisht në Serbi. Prandaj menjëherë, pas të gjitha takimeve me prodhuesit dhe blerësit, në seancë urgjente qeveritare…

Lexo më Shumë

Një seri lëkunjesh të tokës  janë regjistruar natën e kaluar, epiqendrat e të cilëve ka qenë rajoni i Ohrit. Një pjesë prej tyre janë ndier në Ohër dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se dy tërmete me magnitudë prej 3,3 ballëve sipas Rihterit janë regjistruar në orën 04:37 dhe në orën 04:39. Paraprakisht, në orën 04:16 ka pasur tërmet me fuqi prej 2,7 ballëve dhe në orën 02:12 me magnitudë prej 2,8 ballëve sipas Rihterit. Prej më 18 qershor deri më tani në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.200 tërmete.

Lexo më Shumë

Për të senzibilizuar problemin me këto dokumente të Maqedonisë është inicuar një peticion nga Shkupi, ku po mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga Berlini pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë. Urim Ajdari nga Shkupi i cili jeton në Baden Wurtenberg të Gjermanisë, po ankohet për shkak të mos pranimit të lejes së vozitjes nga ana e autoriteteve gjermane. Ai në vitin 2015 ka migruar në Gjermani dhe se vetëm gjashtë muaj ka shfrytëzuar të drejtën e patentë shoferit të cilën e ka marr në Shkup. Në mungesë të shfrytëzimit të patentë shoferit ai është i detyruar që të udhëtojë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do ta vizitojë Republikën e Austrisë, i ftuar nga vetë shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurtz. Pritet që të realizohen takime të ndryshme me anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme të Austrisë në Këshillin kombëtar. Vizita do të shfrytëzohet për takime edhe me Odën e Industrailistëve të Austrisë. Kujtojmë që ministri Dimitrov ka realizuar takime të mëhershme mjaft të rëndësishme në Greqi dhe Bullgari.

Lexo më Shumë

Subvencionet për fermerët janë të mirëseardhura, por problemet nuk zgjidhen nga subvencionet. Prioritet është të sigurohet çmimi solid i tregut dhe të mund të rritet prodhimi, ka thënë Memet Sinani, nënkryetar i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, në një intervistë për REL. Në pyetjen se janë ndryshuar disa qeveri kurse fermerët gjithnjë po ballafaqohen me probleme të ndryshme, ai u përgjigj se secila qeveri para zgjedhjeve thotë dhe premton gjithçka, por e rëndë- sishme është se çka do të bëhet pas zgjedhjeve kur do të vijnë në pushtet. Kush ishte ajo e para, tani nuk e di se si do…

Lexo më Shumë

10 July Seanca gjyqësore për rastin e “Kumanovës” është anuluar me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Gjatë ditës së sotme Prokuroria është dashur të ketë fjalën përfundimtare në seancën e sotme, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Akoma nuk dihet arsyeja e anulimit por ALSAT mëson se prokurorët e lëndës kanë dërguar kërkesë deri te trupi gjykues duke kërkuar shtyrjen e seancës. Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për më 20 korrik.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e gjashtë, ku në rend dite është Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit, si dhe shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të enjten e ndërpreu seancën pas serisë së pauzave që i kërkuan deputetët e VMRO-DPMNE-së që të shqyrtohen stenogramet nga fjalimi i ombudsmanit, Ixhet Memeti. Paraprakisht, nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se kanë formuar 10 grupe të deputetëve. Koordinatorë të grupeve të deputëve janë Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Zoran Iliovski, Vlladanka Aviroviq, Daniella Rangellova, Panço Minov, Dimitar…

Lexo më Shumë