Më 22 korrik do të mbahen aktivitetet sportive dhe kulturore në ambientet e shkollës “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës. Këtë nismë do ta mbështesë edhe kreu i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
Ai ishte i pranishëm në takimin e grupit nismëtar dhe banorëve të këtij fshati.
Dehari gjatë fjalimit të tij, nismën e cilësoi si fisnike për faktin se qëllimi i tërheqjes së vë- mendjes së publikut, në veçanti i fëmijëve dhe të rinjve që vijnë nga mërgimi, duke prezantuar vlerat historike, kulturore si dhe trashëgiminë to, paraqesin thesar të pasur me të cilin duhet të krenohemi
.Grupi nismëtar shpalosi programin sportiv e artistik që do të zhvillohet gjatë asaj dite ku të ftuar dhe pjesëmarrës në disiplinat sportive por dhe të programit artistik do të jenë edhe shoqatat të cilat veprojnë në mërgim si dhe personalitete të ndryshme të jetës. Kjo inisiativë ka moton “Thesari që na bashkon”

