10 July
Seanca gjyqësore për rastin e “Kumanovës” është anuluar me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Gjatë ditës së sotme Prokuroria është dashur të ketë fjalën përfundimtare në seancën e sotme, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Akoma nuk dihet arsyeja e anulimit por ALSAT mëson se prokurorët e lëndës kanë dërguar kërkesë deri te trupi gjykues duke kërkuar shtyrjen e seancës.
Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës është caktuar për më 20 korrik.

