“Lëshimet në autostradat e vendit dhe problemet me të cilat po përballemi nuk mund që të zgjidhen prej sot deri nesër”, thotë Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Për të gjitha këto probleme ka qenë në dijeni edhe Qeveria e mëparshme, por nuk e ka informuar opinionin publik, thotë në një intervistë për Press 24, Goran Sugareski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
“Unë pohoj se edhe Nikolla Gruevski duke shëtitur në autostradën Kërçovë-Ohër ka ditur ekzaktësisht se për çfarë problemesh bëhet fjalë, por nuk ka dashur që të tregojë para popullit. Nuk është e mundur që të mos jetë në dijeni se ka probleme. Dhe të mos e gënjejmë popullin se duhet që të vazhdojmë me punën dhe se problemet do të zgjidhen. Jo kjo nuk mund që të zgjidhet për një ditë”, thotë Sugareski në intervistë.
Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, thotë se qeveria e LSDM-së do të vazhdojë ndërtimin e rrugëve dhe se do t’i përfundojë të gjitha projektet e filluara për rrugët dhe në nivel lokal dhe rajonal.

