Mbrëmë ishte kulmi i revoltës popullore kundër krejt keqqeverisjes në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të pavarura aty ka pas mbi 100 mijë protestues që përbën pesë përqind e qytetarëve të mbetur në atë shtet, diçka mbi 2 milion! Një numër dhe spektër shumë përfaqësues. Fakti se nuk ka pas kundër protestues, incidente, dhunë ose njëllojshmëri të mesazheve flet se kjo ka karakter gjithëpopullor, paqësor dhe spontan, në kuptimin se nuk është më nën kontroll, as në tërësi e as pjesërisht, të asnjë grupi, strukture ose organizimi. Algoritmi i vetëm i përbashkët në këtë rast është dhe mbetet vetëm dorëheqja ose largimi i kryeministrit. Pra edhe ndalja e protestave është e mundshme vetëm me këtë skenar. Kjo është kuptuar edhe nga deputetë dhe përfaqësues të partisë e cila e ka deleguar atë aty si grup i organizuar në këtë detyrë të kryeministrit. Andaj kanë filluar nga aty daljet, zërat ndryshe dhe fjalët për akcion politik tjetër lloj. Pra ky Edi Rama e ka vërejt përçarjen brenda prandaj e projekton dhe investon për përçarjen karshi, te revolta! Por, kjo nuk i sjell dobi pasi revolta në vete është shumëngjyrëshe, shumëpërfaqësuese dhe e llojllojshme, aq sa bëhet unik vetëm në “Rama ik”
Sot në vazhdën e proektimit të përçarjes karshi ishte marrë edhe me statuse vetanake të njerëzve, mos ndoshta gjen diku arsyetim, sqarim e mjegullim qoftë edhe për një ditë! Komenti më i shpeshtë ishte se pasi ka ra në këtë derexhe që të mbrohet me statuse e qendrime personale e vetanake të njerëzve për të përballuar kundërshtim kolektiv dhe gjithëpopullorë keq shumë keq i paska punët?! Në gati krejt ato tentativa ia kishte huq keq, por unë desha të sqaroj njërën që kishte lidhje me Maqedoninë. Edi Rama shpërndan statusin e një zonje pro tij nga këndej dhe nis me fjalët: unë se njoh këtë zonjë…?! Po mirë si mund të folen fjalë nga kryeministër i Shqipërisë për shqiptarë në Maqedoni e që nuk njeh një ish deputete, ish zëvendës ministre dhe funkcionare e një partie politike. Për më tepër që bëhej fjalë për vajzën e një shkrimtari të njohur shqiptar nga Maqedonia: Murat Isaku! Minimumi i shkollës për letrat dhe kulturën shqiptare do konsistonte ta dinte këtë emër?! Ky duhet me ik edhe për shkak të injorancës së ndërlikuar që ka: jo që nuk din dhe nuk e din se nuk din, por edhe kujton se din!
Krejt e kane kuptuar qarte se kjo permendje e shqiptareve nga Kosova e Maqedonia është sa per te na i tollovit edhe neve certifikat e pronesise sikur ua ka tollovit pronat qytetareve ne Zvernec dhe Rrijoll dhe gjetkë. Por, jo Shqiperia është edhe e jona, e kemi me tapi prej se si emër është ndi! Ndërsa doreheqjen ua jep atyre që aty votojnë dhe që shume shpejt tjetër kë do vendojnë!
Ramadan Ramadani
21.06.2026
Shkup, Maqedonia e Veriut


