Dy shtetas turq, të moshës 36 dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për tentim-vrasje, pasi së bashku me një person të tretë kanë sulmuar dy persona me mjet të mprehtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen Karposh, ku dy viktimat, të dy 26-vjeçarë dhe shtetas turq, kanë marrë lëndime nga sulmi. Në banesë ndodheshin edhe dy gra. Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar, por policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë dy prej tyre në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup. Ndaj dy të arrestuarve është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë në rast.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion
- Dy vajza të mitura zhduken në Livoç të Epërm, alarmi i familjarëve
- Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake
- Ahmeti kritikon protestat në Tiranë: Kanë rënë në grackën e armiqve të kombit
- Përleshje e përgjakshme në Shkup: Dy turq arrestohen për tentim-vrasje
- “Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj
- Kosova forcon mbrojtjen me blerjen e helikopterëve ushtarakë
- Zgjedhjet në Bërvenicë: Dalja në votime deri në 11:00 arrin 9,11%



