Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata, personi M.I ka bërë denoncimin se një person përderisa ka qenë një makinën e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një makinë të tipit “Touran”, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB Shkup, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës. Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Zgjedhjet në Bërvenicë: Dalja në votime deri në 11:00 arrin 9,11%
- Plagoset një person në Saraj në makinën e tij, MPB me detaje për rastin
- Çvelim
- Edi Rama: Protestat e dhunshme, një sfidë për Shqipërinë europiane
- Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur për ankesa
- “Në Tiranë kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Media e njohur gjermane, DIE ZEIT: Nga Franca në Itali e Shqipëri, Evropa në protestë!
- Çarshia e Vjetër e Shkupit në fokus: Tradita dhe zejet promovohen përmes festivalit
- Filloi votimi në Bërvenicë, të drejtë vote kanë mbi 16 mijë qytetarë



