Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në mbarë Maqedoninë e Veriut, gjatë të cilit janë kryer 47 bastisje, janë arrestuar 16 persona dhe janë konfiskuar drogë, armë dhe municion. 
Aksioni u zhvillua më 16 dhe 17 tetor, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminalistike, sektorëve të punëve të brendshme dhe njësisë për qen shërbimi. Synimi ishte luftimi i tregtisë së paligjshme me drogë dhe posedimit ilegal të armëve.
Gjatë bastisjeve nëpër banesa dhe ambiente ndihmëse, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme marihuane, kokainë të paketuar, pistoleta, pushkë, municion, para dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale.
Në kuadër të aksionit janë ngritur 11 kallëzime penale për trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe për prodhim, posedim apo tregti të palejuar me armë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se do të vazhdojë aktivitetet për zbulimin dhe ndëshkimin e veprimtarive kriminale.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Aksion i madh policor në gjithë Maqedoninë: 16 të arrestuar, konfiskohen drogë dhe armë
- Kosova hedh hapin e rëndësishëm drejt anëtarësimit në SEPA
- Reagon botuesi i News24: Sulmet e Edi Ramës na bindin edhe më shumë se jemi në rrugën e duhur
- 47 bastisje në gjithë vendin, 16 persona në pranga: Policia sekuestron drogë, armë dhe para
- Zgjedhjet në Bërvenicë: Dalja në votime arrin 20,50% deri në orën 13:00
- Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion
- Dy vajza të mitura zhduken në Livoç të Epërm, alarmi i familjarëve
- Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake



