09 July Sezoni turistik në Strugë po përballet me problemet e vjetra. Hotelierët ankohen se uji nga ujësjellësi i qytetit në pjesën më të madhe të ditës vjen me shtypje shumë të dobët për çka kanë shumë ankesa nga mysafirët. Kjo u shkakton probleme gjatë punës së tyre. Në disa prej kapaciteteve më të mëdha hotelerike në qytet janë vendosur hidroforë. Kjo është dukuri negative për turizmin dhe fitimin tonë. Nuk mund të arsyetohemi tek turistët e huaj. Për ta kjo është e çuditshme. Në mëngjes nuk kemi ujë, ndërsa ne arsyetohemi se problemi nuk është te ne – tha…
Author: almakos
Edhe një natë e kaluar nën ethet e dridhjes së tokës për banorët e rajonit të Ohrit. Edhe një natë, siç thonë edhe vet ata e kaluar pa gjumë. Dy tërmete me maginutidë 3.9 dhe 3.7 shkallë sipas Rihterit, ishin të mjaftueshëm të ndizet përsëri alarmi se dridhjet e tokës nuk kanë përfunduar.Epiqendra e dridhjes më të fortë ishte 7 kilometra larg Ohrit, 6 kilometra larg Koselit dhe në thellësi prej 6 kilometrave.Një pjesë e madhe e banorëve të Ohrit tani më kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë ngritur tenda në qiell të hapur ku edhe e kalojnë natën.…
09 July Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdojë më 10 korrik. Në këtë datë do të thuhet fjala përfundimtare e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deri tanishme për37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike. Nuk pres ndonjë ndryshim të aktakuzës pasi që e dojë nga përvoj në raste që kanë qenë të montuara siç është ky rast…
Sindikata rajonale e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, ka anuluar protestën por ditën e nesërme, kjo, pas garancive që sot kanë marrë nga kreu i këshillit të komunës së Bogovinës Safet Imeri, se brenda dy ditësh do ta zgjidh këtë ngërç politik. Kryetarja e Sindikatës Rajonale të Arsimit, Teuta Sejfullai, ka deklaruar se është marrë vendim që këshilltarëve t’u jepet një mundësi e fundit, që të tejkalojnë inatet e tyre politike. Pa rroga për më shumë se dy muaj kanë mbetur mbi 500 arsimtarë dhe të punësuar të tjerë në administratën e shkollave që gravitojnë në komunën e Bogovinës. Patëm…
Kreu i PDSH-së Ziadin Sela mbetet që qëndrimin se nëse në 100 ditëshin e parë të Qeverisë nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Megjithatë Sela shton se shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë. Por ai mendon se nuk është e nevojshme kalimi i ligjit në komisionin e Venedikut me arsyetimin që të mos i lihet hapësirë kushtetueses për ta kontestuar atë. Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh. Sa i takon…
Deputetët, pas përfundimit të mandatit të tyre shpesh kanë keqpërdorur të drejtën e apanazhit ose marrjes së rrogës shtesë që u takon si kompensim deri në gjetjen e një vendi të punës. 39 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kohë më parë kërkuan miratimit e të drejtës për të ardhura mujore edhe pas përfundimit të mandatit megjithatë dyshohet se jo të gjithë i plotësojnë kushtet ligjore për atë. Sipas analistit Jove Keknovski e drejta e apanazhit është e drejtë e garantuar me ligj por ka mjaftë tregues për keqpërdorim të kësaj të drejte nga ana e deputetëve duke pasur parasysh…
LR-PDSH ka mbledhur sot Kuvendin qendror ku në rend dite është paraparë edhe zgjedhja dhe emërimi i funksionarëve të rinj në strukturat partiake. Në mbledhje, shkruan SHENJA, mësohet se ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësinë partiake, nga anëtarë të cilët këtë gjë e kanë kërkuar edhe publikisht përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale. Por kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe për debat të brendshëm partiak duke mohuar të ketë diçka më shumë. Ai njoftoi se do të zgjidhen edhe nënkryetar të partisë nga katër njësitë ku ka…
Deri të martën dhe të mërkurën, kur priten mbi 40 gradë Celsius në ditët më të ngrohta në Maqedoni, vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.Sipas DPHM, nesër pasdite në pjesët malore do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura e ditës deri të mërkurën do të jetë në rritje graduale.Ndryshim i caktuar i motit i përcjell me erë të përforcuar veriore dhe ulje të temperaturës së ditës për rreth pesë gradë pritet të enjten dhe të premten.Ulja e temperaturës së ditës do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së ardhshme kur…
“Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbush premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë. Për këto muaj ajo që ka arritur qeveria është mbushja e institucioneve shtetërore me anëtarë të LSDM-së dhe kuadro jokompetent të Sorosit”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate me shkrim. Nga VMRO-ja thonë se LSDM-ja paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me ribalancin e buxhetit sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për 3 miliardë euro. “Me këtë vërtetohet se qeveria e LSDM-së nuk është reformuese, por anti-reformuese. LSDM duhet t’ia fillojë punës, pasi qytetarët presin përmbushje të…
“Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbush premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë. Për këto muaj ajo që ka arritur qeveria është mbushja e institucioneve shtetërore me anëtarë të LSDM-së dhe kuadro jokompetent të Sorosit”, thonë nga VMRO DPMNE në kumtesën e sotme. Nga kjo parti thonë se LSDM dhe Zaevi dijnë dhe munden vetëm destruktivitet, krizë dhe populizëm, që sipas tyre nuk fitojnë as qytetarët as shteti. Ata gjithashtu thonë se, LSDM paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me ribalancin e buxhetit sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për…
Nën masa të rrepta sigurie, forcat policore të Greqisë shoqëruan mbrëmjen e së shtunës në gjykatë, 8 të arrestuarit që akuzohen për vrasjen e bujshme të një turisti amerikan në ishullin Zakinthos. 23-vjeçari Bakari Henderson, nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u godit me sende të forta nga një grup serbësh, gjatë një konflikti në një prej klubeve të natës të zonës tursitike Lagana të ishullit, dy ditë më parë, në një ngjarje ku janë fokusuar jo vetëm media greke, por edhe ato të huaja.Informacionet e fundit që vijnë pas analizës së videove nga kamera e sigurisë së…
REUTERS/Brendan McDermid 09 July Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, prej sot deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi. “Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryeministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane. Roth së pari do ta…

