08 July
25 të punësuar të kompanisë Lear, nga zona zhvillimore industriale në Tetovë janë helmur. Shenjat e para të helmimit fillimisht i kishin shfaqur katër persona të cilët në mëngjes kishin hëngër sallam dhe pashteta. Të helmuarit kanë pasur marramendje dhe të vjella dhe kanë kërkuar ndihmën e shpejtë. Fabrika ishte në qendër të vëmendjes edhe në fund të muajit mars ku nga kjo fabrikë u helmuan 220 persona. Agjencia për ushqim dhe veterinari atëherë vërtetoi se shkaku ishte bakteria strafilokoka e cila ishte gjendur në kuzhinë dhe në duart e kuzhinierëve që e kishin përgatitur ushqimin për punëtorët.

