Edhe pas tetë viteve apo pas tre cikleve zgjedhore, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ende nuk ka përmbushur zotimin e tij për marjen e disave nga 12 pozicionet më të rëndësishme në shtet. Në kongresin e vitit 2009 ku ai u rizgjodh në krye të partisë, Ahmeti u ankua se nuk mund të ndërtohet në këtë mënyre lojaliteti i shqiptarëve ndaj shtetit dhe u zotua se do të angazhohet që shqiptarët të marin hisen që ju takon në ndarjen e 12 posteve më të rëndësishme.
Ali Ahmeti (19.12.2009): “Si ta ndërtojmë lojalitetin kur nga 12 vende udhëheqëse kryesore në shtet, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar, as presidenti, kryeministri, kryetari i Parlamentit, as ministri i punëve të jashtme, i mbojtjes, punëve të brendshme, shefi i shtetmadhërisë, udhëheqësi i sigurimit publik dhe atij shtetëror, guvernatori i Bankës popullore, kryetari i këshillit gjyqësor, kryeprokurori. Asnjëri prej tyre nuk është shqiptar apo nga bashkësitë tjera jo maqedonase. Mbetet që me angazhimin tonë edhe të subjekteve tjera kjo të përmirësohet”
Por tetë vite më vonë, nga 12 postet e rëndësishme BDI ka aritur të mer vetëm njërin nga postet kresore shtetërore, gjeqësisht kryetarin e Kuvendit edhe atë tani për herë të parë, tetë vite pas kësaj deklarate. Tre ministritë më të rëndësishme të numëruara në vitin 2009 nga vetë Ahmeti, si Ministri i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes dhe ai i Punëve të brendshme janë që të gjithë maqedonas. Shqiptarët nuk kanë arritur të udhëheqin as me institucionet apo organet që janë nën ombrellën e këtyre ministrive, siç është shefi i shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, Byroja për siguri Publike dhe Agjencioni për zbulim. Shqiptarët përveç këtyre nuk udhëheqin sot as me një drejtori tjetër të rëndësishme të MPB-së, Drejtorinë për Siguri dhe kundërzbulim. Një kuadër shqiptar nuk arriti të ulet as në krye të Bankës Popullore, ndërsa edhe organet më të larta të drejtësisë dhe gjyqësisë në vend mbetën ekskluzivisht në duart e maqedonasve. Në vitin 2009 Ahmeti përmendi kryetarin e këshillit gjyqësor dhe kryeprokurorin e vendit. Por që të dy këta vazhdojnë të jenë maqedonas. Për vendin e kryeprokurorit këto ditë ka filluar edhe debati parlamentar, ndërsa nga partnerët e koalicionit qeverisës, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, nuk ka asnjë sinjal për të zgjedhur një kuadër shqiptar.
Ky nivel i ulët i përfaqësimit nuk është vetëm në këtë përbërje. Edhe në përbërjet e kaluara nga viti 2009 e këndej shqiptarët kanë udhëhequr me vetëm një nga 12 postet e lartëpërmendura. Në të kaluarën BDI ka udhëhequr me Ministrinë e Mbrojtjes, por atëherë Kryetari i Kuvendit dhe të gjitha pozicionet e tjera mbaheshin nga kuadro maqedonas.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Ali Ahmeti ka 8 vjet që i ka harruar 12 postet… by tvshenjaofficial

