Sindikata rajonale e Arsimit ka mbajtur sot një protestë në Bogovinë, për shkak të mosmarrjes së rrogave të mbi 500 të punsuarve në arsimit. Përfaqësuesit e SASHK-ut thonë se janë të revoltuar nga moszgjidhja e ngërçit politik në këtë komunë, i cili ka shkaktuar probleme serioze për arsimtarët dhe administratën nëpër shkollat. Protestuesit kërkojnë nga qeveria që urgjentish të marrë masa për zgjedhjen e kësaj situate, ndërsa akuzojnë autoritetet lokale se kanë lënë në harresë gjendjen e punonjësve, duke u marrë me inatet në mesin e tyre.
“Apelojmë që qeveria urgjentisht të merr masa për zgjidhjen e situatës dhe lus kryetarin e këshillit komunal dhe këshilltarët komunal që të lënë inatet mes veti dhe të merren me hallet tona. dhe të mos e mendojnë si pronë të veten këtë vend dhe të luajnë me ne, se ato kanë përfituar nga duarët tona. inatet politike dhe individuale le ti tregojnë në mejdan, e jo me bllokimin e 500 familjeve”, deklaroi Teuta Sejfullai nga SASHK.

