06 July
VMRO-DPMNE-ja bllokon shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski. Pak para se të mbërrihej në pikën e shkarkimit të Zvërlevskit, deputetët e VMRO-së në mënyrë masive u paraqitën për fjalime në seancën ku po diskutohej për kompetencat e Avokatit të Popullit. 30 deputetë të VMRO-së u paraqitën për fjalime, ndërsa një gjë e tillë pothuajse është e pamundur të pengohet për shkak të faktit se kjo parti nuk ka akoma grup parlamentar dhe për këtë shkak ka të drejtë që secili që paraqitet për fjalë të kërkojë edhe procedurale dhe replika. Një praktikë është krejtësisht ndryshe nëse VMRO-ja do të kishte grup parlamentar pasi në këtë rast një të drejtë të tillë e ka vetëm koordinatori i grupit. Për shkak të situatës së krijuar shkarkimi i Marko Zvërlevskit mund të zgjasë me ditë të tëra. Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të punojë edhe ditën e premte, por kjo gjë varet nga vullneti shumicës dhe vendimi i kreut të Kuvendit.
Alsat-M

