Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit pesë ankesa për vendimet e Gjykatës Penale. Ankesa kanë idhje me refuzimin e kërkesave të tyre për shqiptimin e masave të paraburgimit për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish shefin e kabinetit të tij, Martin Protogjer, ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe sekretarin gjeneral të Qeverisë, Kirill Bozhinovski, të akuzuar në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore. Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në vend të paraburgimit, pesë të akuzuarve ua ka marrë dokumentet e udhëtimit dhe ato diplomatike dhe i ka obliguar që njëherë në javë të paraqiten në Gjykatë. /SHENJA/
Data 22.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Muaji i Çamërisë, shpërndahen trëndafilë në Sheshin Skenderbeu në Shkup
- Rikonstruimi / Ndryshime në Arsim, Shëndetësi e MPJ, çka i takon VLEN-it e çka VMRO-së?
- U plagos me thikë nga bashkëshorti në banesë, 28-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Traumës në Tiranë
- (VIDEO) Nga mesnata dizeli shitet për 7 denarë më lirë
- Bullgaria denoncoi Maqedoninë në Këshillin e Evropës për djegien e veturave diplomatike
- (VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!
- (VIDEO) Kryetari i Sarajit kërkon që prokuroria t’i hetojë tenderët e Rustemit
- Takim Ahmeti-Varnes, në fokus paqja, stabiliteti dhe perspektiva euroatlantike

