Author: almakos

Paraqitje të rasteve të reja me infektim nuk ka, ndërsa gjendja e 7 personave të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje Infektive vazhdon të jetë stabile. Kështu njoftoi sot zëvendës ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski. Ai sqaroi se janë në pritje të analizave të këtyre personave që po qëndrojnë në klinikën infektive si dhe analizat për ujin e pijshëm të fshatit Simnicë. Gjithsej janë 7 pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. I presim rezultatet nga laboratori jonë nga qendrat referente për këto 7 pacientë…Në këtë moment në fshat është duke u bërë dezinfektim dhe deratizim total i fshatit,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejlli e ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e SHBA-së prë hyrjen e Maqedonisë në NATO, përmes reformave në shtet dhe pјesëmarrjen në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare. Deklaratën e këtillë, ambasadori amerikan e bëri në pritjen e pjesëmarrësve në stërvitjen ushtarake “Dragon Gardian”, në Kumanovë. Ambasadori Bejli tha se javën e ardhshme zëvendëspresidenti Pens do të udhëtojë në Mal të Zi që të takohet me liderët e Konventës së Adriatikut, ndërsa javën e kaluar ai deklaroi se politika e NATO-s, për dyer të hapura patjetër të mbesë përgjithmonë ashtu për të gjitha vendet që i ndajnë vlerat…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës shumë shpejt do të shpallë konkurs për pjesmarrje të financimit të projekteve me interes për kulturën. Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, tregoi mënyrën e aplikimit dhe të drejtën e pjesëmarrjes në këtë konkurs. Për pjesëmarrje në projekt fillimisht do të kenë mundësi qytetarët, asociacionet, organizatat, grup autorësh, të gjithë këto të kenë të përvetësuar ngjyrë kulturore”, deklaroi Allagjozovski. Paraqitja në program bëhet përmes dorëzimit të fletëparaqitjes së plotësuar, e cila duhet të merret nga ueb-lokacioni i Ministrisë së Kulturës dhe të plotësohet në mënyrë elektronike me regjistrimin e të dhënave në vendin e shënuar. E gjithë kjo…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Almakos, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, z.Buxhak, i cili më herët ka patur rolin e nënkryetarit të BDI – së, deputet dy herë, nënkryetar i parlamentit, ministër dhe ambasador në Francë dhe UNESCO. Ndërsa, sot udhëheq një institucion të rëndësishëm. Ai tregon se  kjo detyrë ju dha nga partia e tij, respektivisht komandanti Ali Ahmeti, siç e quan ai. Dhe se kjo, për shumë qytetarë është e njohur si qendër ka luajtur rol të rëndësishëm në raste të jashtëzakonshme, kur Maqedonia është  kanosur nga vërshimet, tërmetet, etj. Buxhaku tregon se ku ka qenë kjo…

Lexo më Shumë

Qeveria e kaluar VMRO-BDI, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e tjera ligjore, ka punësuar 7708 persona në administratën shtetërore gjatë periudhës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare deri në formimin e Qeverisë së re. Këto shifra i kumtoi ministri i shoqërisë informative dhe administratës publike, Damjan Mançevski, i cili paralajmëroi se të gjitha punësimet do të hetohen nga inspektoriatet dhe organet kompetente. Pjesa më e madhe e tyre. sipas Mançevskit, janë angazhuar vetëm brenda një dite, ditën kur janë shpallur zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor.“Në përputhje me kodin zgjedhore dhe rregullativën zgjedhore në…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë test për vendin të cilat do të dëshmojnë nëse Maqedonia i është qas me seriozitet rrugës euroatlantike. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot paralajmëroi një sërë masash që parashihen të ndërmerren që i referohen planit 3-6-9 dhe që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Osmani para fillimit të tribunës në këtë temë, tha se do të ndërmerren 11 reforma që do të implementohen para zgjedhjeve lokale, ku mes tjerash do të përditësohet lista zgjedhore nga ana e KShZ-së dhe MPB-së, do të punohësohet kuadër i ri. Po ashtu, do të parandalohet shfrytëzimi i…

Lexo më Shumë

Prokurorët e rastit të Kumanovës propozuan që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen në pajtueshmëri me ligjet. Prokurori Naum Panovski prezantoi një sërë dëshmish dhe të dhënash me të cilat mbështesin bindjen e tyre se të akuzuarit kanë ardhur në Maqedoni me një plan të organizuar mirë për të ndjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Kjo sipas prokurorëve ka qenë e planifikuar të bëhet duke vrarë njerëz, duke sulmuar institucione e të tjerë.“Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Lartësinë e dënimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shkelur një nga premtimet kryesore të fushatës parazgjedhore. Ai dje tha se do të ketë largime të administratorëve nga administrate publike dhe transferim të tyre në kompani private ku vendin e punës do ta kenë të sigurt vetëm dy vite, ndërsa më pas fati i tyre mbetet në duart e pronarëve të kompanive private. Më pas vendi i tyre i punës mbetet i pasigurtë. Por gjatë fushatës parazgjedhore, një nga fjalitë më të fuqishme të Zaevit ishte: “Nuk do të ketë largime nga administrata”. “Të nderuar të punësuar në institucionet shtetërore, rini të qetë, nuk do…

Lexo më Shumë

Për pesë ditë do të dihet nëse amvisëritë do të mund të gatuajnë, të lajnë rroba dhe të nxehin ujë me rrymë të lirë edhe gjatë ditës e jo vetëm gjatë orëve të natës. Komisioni rregullator tashmë punon në  analizën për aplikimin e sërishëm të tarifës së lirë ditore për konsumatorët e vegjël, që para dy ditëve e kërkoi Qeveria. Rregullatorët tani për tani nuk zbulojnë detaje nëse ka kushte për kthimin e tarifës së lirë dhe si kjo do të ndikonte ndaj tregut vendor të energjisë. “Komisioni Rregullator për Energjetik në bashkëpunim me përfaqësues të EVN-së Maqedoni, Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Në planin për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit ka mundësi të jenë të përfshirë persona operativ të policisë sekrete, shprehet ish shefi i kontrollit të brendshëm në MPB, Voislav Zafirovski. Sipas tij, Grujevski edhe më tej konsiderohet si person shumë i fuqishëm në polici dhe nuk është për t’u habitur nëse merr logjistikë nga kolegët të cilët e kishin atë shef në Drejtorinë e Pestë. Për Zafirovskin, vendosja e drejtorit të ri në DSK nuk garanton se nuk do të ketë ndihmë për dy të akuzuarit për përgjim ilegal. Zafirovski shpjhegon se pikërisht në Drejtorinë e Pestë me…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale fer dhe demokratike janë testi i parë për kapacitetet reformuese të Qeverisë së re. Zgjedhjet janë pika kryesore në kapitullin e parë të planit qeveritar 3-6-9, ku janë përfshirë 11 masa për zgjedhje të suksesshme. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se nuk ka kohë për ndryshime ligjore, por Qeveria përmes rregulloreve adekuate do të bëj distancim të qartë mes shtetit dhe partisë, për të parandaluar edhe keqpërdorimin më të vogël eventual. DO të shkarkohet drejtori i servisit publik nëse ka raportim të pabalancuar. Poashtu nuk do të lejohet frikësimi i administratës. Për bashkëpunim e ftuan edhe opozitën. Deri në…

Lexo më Shumë

Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë. “Kemi dallime të mëdha sa i përket zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe. Ne vlerësojmë se propozimi i partive tjera për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe është mashtrim, është I njëjti mashtrim që ka qenë në vitin 2008 dhe 2011”, tha Fazliu, duke shtuar se ata kanë dërguar propozimin e tyre për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Lexo më Shumë