Shtatë pacientët e hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup nga Simnica e Gostivarit, janë në gjendje shëndetësore të mirë dhe stabile, ndërkaq priten rezultatet e tyre laboratorike në qendrat referente të vendit. Deri në këto momente nuk ka raste të reja me simptome të etheve hemorragjike Han Tan të cilat ishin shkak i vdekjes së dy banorëve të fshatit Simnicë. Zv/ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski tha se gjatë ditës është bërë deratizimi dhe dezinfektimi i të gjitha objekteve dhe hapësirave në këtë fshat. Gjithsej janë shtatë pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe stabile. I presim…
Author: almakos
Mbeturinat e Strugës, në vend që në deponi e cila edhe sot tymos me intensitet më të vogël, tani hidhen pranë rrugës e cila çon tek deponia. Me këtë, në vend që të zgjidhet problemi, ai edhe më shumë thellohet. Për shkak të gjendjes së këtillë, pamundësohet arritja e shërbimeve të zjarrfikësve në vendin e duhur. “Prej këtu e tutje pamundësohet çdo qasje deri tek hyrja e deponisë. Edhe sot sasi të mëdha të mbeturinave hidhen në vetë rrugën që çon deri tek vendi i deponisë”. Nga ndërmarrja publike komunale në Strugë thonë se ata patjetër diku t’i bartin mbeturinat…
Ambasadorja e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, thotë se shkollat e lidhura me organizatën terroriste FETO mund të bëhen shqetësim serioz për shtetet ku veprojnë dhe bartin potencial të konsiderueshëm për të përbërë rrezik dhe se kjo gjë mund të shihet nga përvoja e hidhur e Turqisë dhe tentativa për grusht shteti e 15 korrikut të vitit të kaluar.Në një bisedë për AA, Kara shprehet se në Maqedoni gjenden nëntë shkolla që kanë lidhje me FETO-n, duke shtuar se i pikëllon fakti që njëra nga këto shkolla bart emrin e një poeti nga Shkupi.Kara thekson se nga anët më…
Qeveria e Shkupit dje e publikoi përmbajtjen e Marrëveshjes për fqinjësi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë që paraqet mbylljen e parë të frontit të jashtëm të Qeverisë së re të Zoran Zaevit me njërën prej dy shteteve fqinje të Maqedonisë, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan sot “Katimerini”.Në një shikim të shkurtër të Marrëveshjes, duke theksuar se në dokument përdoret emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë, gazeta thekson se Bullgaria, mes tjerash, “do ta mbështet Republikën e Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në pajtim me vendimet përkatëse nga takimet e kryesisë së NATO-s”.“Ky formulim i…
Ka filluar në hapësirat e Kuvendit takimi i partive politike shqiptare kësaj radhe i thirrur nga kryetari i Unitetit Gëzim Ostreni.Në takim nga BDI po marrin pjesë kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Izet Mexhiti.Përfaqësues i LR PDSH-së është deputeti Syrija Rashidi, ndërsa nga RDK në takim është Vesel Memedi.Bekim Fazliu në takim po përfaqëson PDSH-në.Në takim mungon përfaqësues i Lëvizjes BESA.
Prej 1 qershorit të këtij viti deri më sot nga ana e Qeverisë së re gjithsejtë janë punësuar 96 persona në të gjitha institucionet. Prej tyre, 32 janë këshilltarë të posaçëm të kabineteve të ministrave, ndërsa 26 persona janë angazhuar në Qeveri si këshilltarë të kryeministrit, nëpunës kabinetesh të ministrave pa resor dhe persona për marrëdhënie me opinionin, saktësoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp. Theksoi se prej 1 qershorit të këtij viti deri më 25 korrik përmes njësive të vetëqeverisjes lokale janë punësuar ,bi 300 persona. “Pjesa më e madhe e…
Përgjegjësia për ikjen e të akuzuarve në rastet “Fortesa” dhe “Target”, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovsi është e gjyqësorit, ndërsa për këtë duhet bartur përgjegjësi.Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke shtuar se kjo nuk është mossukses i policisë.“Për këtë duhet të bartet përgjegjësi serioze sepse ju dha kohë që këta njerëz të largohen, të fshihen apo të ikin jashtë shtetit. Por, kjo duhet të jetë një mesazh i fort, dhe një mësim për reformat që do të pasojnë në sistemin gjyqësor në Maqedoni”, ka thënë Spasovski.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse edhe gjatë ditës së sotme i ndoqi ngjarjet të lidhura me dy rastet fatale të pacientëve me formë të rëndë akute progreduese të sëmundjes febrile me përfshirje multiorganike.“Gjatë ditës së djeshmë, ekipe profesionale të Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës për shëndet publik-Tetovë, dolën në terren në fsh. Simnicë, ku kryen ekspertizë dhe anketë epidemiologjike, me cka është bërë deratizimi dhe dezinsektimi i shtëpive dhe objekteve të të ndjerëve, janë marrë mostra për analiza për ujin e…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë takimit me anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, theks të veçantë u kushtoi mërgimtarëve tanë që gjenden me punëp të përkohshme në Evropën perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bekteshi apeloi deri tek ata, që në vend që të investojnë vetëm në ndërtimin e shtëpive dhe objekteve që nuk sjellin të ardhura, të fakusohen në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, në objekte afariste që sjellin të ardhura, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria do të krijojnë lehtësira tatimore për të gjithë ata që ndërmarrin këtë hap, përcjell TetovaSot Ai tha se në…
Prokurorët përgjegjës për rastin e Kumanovës prezantuan një sërë dëshmish dhe të dhënash me të cilat pohojnë se të gjithë të akuzuarit që gjendeshin në sallë, janë fajtorë për veprat me të cilat pajtohen. Duke elaboruar veçmas për secilin të akuzuar se çfarë roli kanë patur në organizimin e këtij rasti, prokurori Naum Panovski tha se të akuzuarit kanë patur për qëllim ndjelljen e frikës dhe shkaktimin e pasigurisë së vazhdueshme tek popullata civile.Panovski shpjegoi se vepra terrorizëm për të cilën akuzohen pjesëtarët e grupit është një prej veprave më të rënda që i njeh bota, por nuk deshi që…
Lëvizja BESA, dega në Gostivar shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjen me familjen Miftari nga fshati Simnicë të cilët humbën dy anëtarë të familjes brenda dy ditëve.“Rrethanat që quan në humbjen e jetës së dy anëtarëve të kësaj familje, prindit dhe të birit, na çojnë që përtej dhembjes të shprehim edhe shqetësimin me organet kompetente. Për më tepër, janë të dyshimta dhe kontradiktore edhe informatat e organeve zyrtare të cilat e bëjnë akoma më të dyshimtë dhe më të ndjeshëm këtë rast tragjik”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.Sipas tyre derisa organet kompetente deklarojnë se e kanë gjendjen nën…
Kreu i UNITETIT, Gëzim Ostreni, i ka ftuar në takim të gjitha partitë shqiptare nënshkruese Deklaratës së Përbashkët. Takimi do të filloj në ora 14.00 në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë. “Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën…

