Mbeturinat e Strugës, në vend që në deponi e cila edhe sot tymos me intensitet më të vogël, tani hidhen pranë rrugës e cila çon tek deponia. Me këtë, në vend që të zgjidhet problemi, ai edhe më shumë thellohet. Për shkak të gjendjes së këtillë, pamundësohet arritja e shërbimeve të zjarrfikësve në vendin e duhur.
“Prej këtu e tutje pamundësohet çdo qasje deri tek hyrja e deponisë. Edhe sot sasi të mëdha të mbeturinave hidhen në vetë rrugën që çon deri tek vendi i deponisë”.
Nga ndërmarrja publike komunale në Strugë thonë se ata patjetër diku t’i bartin mbeturinat e jo t’ua lënë qytetarëve para shtëpive.
Nga komuna e Strugës konfirmojnë se për momentin një kompani vullnetarisht punon tek deponia deri në përfundimin e konkursit të ri të shpallur. Dje pranë qeverisë është dërguar kërkesë me plan për tejkalimin e problemit. Janë kërkuar dy kontejnerë të mëdhenj për shtypje, mjet ngarkimi dhe një kamion për bartjen e kontejnerëve me mbeturina, të cilat më pas do të dërgoheshin në deponinë Drislla në Shkup, deri në ndërtimin e deponisë rajonale. Nga ana tjetër, këshilltarët e Komunës së Debarcës ku duhet të ndërtohet deponia regjionale, unanimisht sollën vendim kundër ndërtimit të deponisë regjinale në territorin e tyre dhe në afat prej 15 ditësh do të kërkohet që Ministria e ekologjisë të prononcohet për këtë rast. për momentin, mbajtja e refendumit është opsion i dytë. Mbetet që ky vendim të votohet në seancë të Këshillit Komunal.
Miki Trajkovski

