Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka folur për gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend, duke theksuar se tashmë është përcaktuar një drejtim i qartë i zhvillimit të sektorit.
Aliu tha se reformat në shëndetësi po zhvillohen me hapa të strukturuar, megjithëse sipas tij proceset e deritanishme shpesh kanë qenë të vështira si për qytetarët, ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë.
“Shëndetësia tanimë ka rrugë. Është definuar rrugëtimi se si duhet të duket. Ato kolumna që i shënoj çdo të dielë, nuk janë rastësi pasi që proceset në shëndetësi kështu siç i bëjmë ne janë të palumtura për qytetarët, edhe për pacientët por shumë shpesh edhe për mjekët. Për shkak se të definosh një strategji nacionale e cila do të flet se nesër do të kontrollojmë sa mjek do të na diplonojnë sa motra medicinale dhe teknik që asnjherë nuk është bërë në histori, është e pakapshme. Për herë të parë në ministrinë e shëndetësisë dhe arsimit ne kemoi grup punues që për 10 vjet do të dijmë sa motra medicinale do të regjistrohen, dhe sa prej atyre ku do të punësohen dhe si do të punësohen”, deklaroi Aliu.
The post Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme appeared first on TV-SHENJA.


