Kreu i UNITETIT, Gëzim Ostreni, i ka ftuar në takim të gjitha partitë shqiptare nënshkruese Deklaratës së Përbashkët. Takimi do të filloj në ora 14.00 në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë.
“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive politike shqiptare të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së partive parlamentare shqiptare në mënyrë që bashkërisht të mbikëqyret rrjedha e zbatimit të Deklaratës, Kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni ka nderin t’i ftojë në takimin e radhës Kryetarët e partive parlamentare shqiptare që do të mbahet ditën e premte, më 28 korrik 2017 me fillim në ora 14:00 në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë në Shkup”, thonë nga Uniteti.
Mbledhja e fundit në kuadër të Deklaratës së përbashkët ishte ajo e 19 korrikut me ftesë të liderit të RDK-së Vesel Memedi.

