Hyrja në këtë godinë shkollore mbahet në mbështetës metalik. Ka pëlcitur shtylla e hyrjes, klasat kanë mure të plasaritura dhe llaç të rrënuar. E këtillë është pasqyra e Shkollës fillore “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në fillim të këtij muaji. Për shkak të dëmeve të mëdha, është vënë në pikëpyetje fillimi i vitit të ri shkollor në shtator. “Shkolla fillore ‘Vëllazërim-Bashkimi’ në Ohër është ndërtuar në vitin e largët 1948. Kjo është shkolla e vetme fillore ku mësimi në Ohër zhvillohet edhe në gjuhën shqipe”. Janë shembur edhe shkallët në hyrjen e godinës, janë dëmtuar muret…
Author: almakos
Parlamenti dje pasdite ka miratuar unanimisht ndryshimet e propozuara në Kodin Penal që parashikojnë sanksione për falsifikim dhe shitje në mënyrë të paligjshme të biletave për Super-Kupën e UEFA-së që do të mbahet më 8 gusht të këtij viti në Shkup.Ligji u propozua me procedurë të shkurtuar nga katër grupet parlamentare.Ndryshimet në plotësimet bëhen më qëllim për të përmirësuar rregullat për organizim sa më të suksesshëm të këtij evenimenti, si dhe me për të parandaluar falsifikimin dhe shitjen e biletave të paligjshme dhe për shkak një gjë e tillë deri më tani nuk a qenë e rregulluar me ligj, ka…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë thënë se është papërgjegjësi e Qeverisë që pas dy muajve, pasi qytetarët e Strugës janë ngulfatur nga deponia e ndezur të sjellë vendim për zgjidhje urgjente të këtij problemi serioz. “Qeveria e Maqedonisë ka lejuar që dy muaj deponia ilegale në Strugë t’i helmojë struganët dhe të shkaktoj dëm mbi shëndetin e tyre, mbi ambientin jetësorë dhe të shkatërroj sezonin turistik në këtë rajon, dhe pas gjithë kësaj të paralajmëron zgjidhje urgjente të problemit”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se që më 15 qershor kanë kërkuar që të mbahet seancë urgjente në të cilën duheshe…
Rajoni i Ohrit është dridhur nga lëkundje të reja të tokës. Qendrat Sizmologjike ka regjistruar një tërmet në territorin e Ohrit me maknitugë prej 3,2 balle sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte në Ohër në largësi prej 6 km nga Koseli dhe është regjistruar në ora 00 .09 minuta. Nga Qendra Sizmologjike se brenda këtyre 24 orëve nuk është regjistruar tërmet tjetër.
29 July Nga VMRO-DPMNE sot kanë akuzuar PSP-në se kanë harxhuar miliona euro për përndjekje të funksionarëve të kësaj partie. Sipas VMRO-së kjo Prokurori ka adaptuar ushtarë partiak të afërt me LSDM-në. “PSP deri tani ka harxhuar katër milionë euro para të popullit për përndjekje politike të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, dhe nuk kanë dhënë raport për çfarë nevoja i kanë harxhuar të hollat tjera të qytetarëve. Para disa ditëve PSP në mënyrë të turpshme hapi shpallje për punësim të 30 personave. Kjo do të thotë se PSP me konkursin e ri do të vazhdojë me praktikën që të adoptojë anëtarë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet përfundimtare nga afati i parë pranues nga Konkursi për pranim të nxënësve në shtëpitë publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2017/2018. Nga MASH theksojnë se paraqitja elektronike është aktive prej dje, shtohet se ka vende të lira, për çka Ministria vazhdimisht në ueb faqen e vet do të publikojë lista për nxënës të pranuar nëpër shtëpi. Nxënësit të cilët do të parashtrojnë aplikacion elektronik, dokumentacionin komplet duhet ta dorëzojnë prej 7 deri më 11 gusht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në kumtesë shtojnë se rezultatet për konkursin…
29 July Në kuadër të trajnimit ushtarak “Dragoon Guadrian 2017”, sonte në Shkup tek porta “Maqedonia”, do të organizohet prezantimi i pajisjeve ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Armatës së SHBA-ve në Evropë. Përkrah prezantimeve të pajisjeve ushtarake, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin edhe një trajnim të shkurtë për vetëmbrojtje, ndërsa njëkohësisht do të mbahet edhe garë për më të rinjtë. Në prezantim do të merr pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti dhe komandanti i njësitit për operacione speciale, Orce Jordev. Në trajnimin “Dragoon Guadrian” marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave të armatosura të SHBA-ve,…
Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski tashmë tre ditë janë në arrati.Policia e Maqedonisë po kërkon çdo vend të mundshëm që mund ta kishin shfrytëzuar për strehim, ndërsa Interpoli është angazhuar ti kërkojë ata jashtë kufijve.Në vendimin e saj, Gjykata Supreme shpjegoi mundësitë që ai të arratiset pasi është vërejtur se ai udhëton shpesh, dhe se ende është i punësuar në MPB. Për më tepër, është shpjeguar se ka lidhje të mira me personat e punësuar në këtë drejtori që ende ka gjasa ti ndihmojnë dhe tia zbatojnë urdhrat. Gjykata…
Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionet në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare ka frekuentim të rritur të automjeteve, por nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.
Qendrat Sizmologjike ka regjistruar një tërmet në territorin e Ohrit me maknitugë prej 3,2 balle sipas shklallës së Rihterit. Epiqendra ishte në Ohër në latgësi prej 6 km nha Koseli dhe është regjistruar në ora 00 e 09 minuta. Dridhje të tjera në këto 24 orë nuk janë regjistruar.
Që nga shpallja e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit dhe deri në formimin e Qeverisë së re, Qeveria e kaluar ka punësuar 7708 persona. Pikërisht në ditën kur janë shpallur zgjedhjet, janë punuar jo më pak se 4473 persona, njoftoi gjatë ditës ministri i Shoqërisë Informatikë dhe Administratës Damjan Mançevski. Sipas dispozitave ligjore, punësimet në periudhën parazgjedhore, që nga shpallja e zgjedhjeve, janë ligjërisht të ndaluara. Vetëm më 17 tetor, ditën e shpalljes së zgjedhjeve janë angazhuar 4 mijë e 473 persona. Të tjerët 3 mijë e 235 janë angazhuar në ditët nuk ekziston absolutisht asnjë bazë ligjore për angazhimin…
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri dhe Bashkia e Tiranës kanë prezantuar sot nismën “Shtigje Rinore”, me qëllim për të nxitur bashkëpunimin mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor, raporton AA. Sipas zyrës së OSBE-së në Shqipëri kjo nismë që parashikon disa aktivitete e organizuar në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), synon të promovojë bashkëpunimin mes të rinjve në Ballkan. Me aktivitetin e sotëm të prezantimit ku merrnin pjesë drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, sipas organizatorëve, synohej që të ftohen të rinjtë e Shqipërisë që të…

