Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për zgjidhje urgjente të problemit me deponinë në Strugë.Siç kanë njoftuar nga shërbimi për informim i Qeverisë, Ministria e Financave dhe Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë janë angazhuar që të sigurojnë mjete financiare me të cilat do të sigurohen kushte për transport të sigurt dhe ekonomik të mbeturinave nga deponia e Strugës deri në deponi të tjera të sigurta në Republikën e Maqedonisë.“Lidhur me këtë pikët të rendit të ditës u theksua se në vijim është angazhimi i personave për sigurim dhe mbikëqyrje të cilët do ta mbikëqyrin gjithë lokacionin, që të parandalojnë dhe…
Author: almakos
LR PDSH nuk ka ende listë emrash, por thonë se shqyrtimet do të bëhen këto ditë dhe vendimi do të merret nga kryesia qendrore. Pas kësaj emrat do të bëhen publik.“Jemi në fazën përfundimtare të riorganizimit të partisë, i cila është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj do të fillojmë me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mund të themi se do garojmë në të gjitha komunat edhe atë me emra eminent të shoqërisë tonë”, thonë nga LR PDSH për televizionin Shenja.
Në pikat pagesore të autostradës Shkup- Kumanovë mund të vërehen kolona prej disa kilometrave. Për shkak të riparimit të njërit shteg, në pikat e pagesave krijohen radhë të gjata, ku qytetarët detyrohen të presin madje deri në gjysmë ore. Situata e këtillë tek udhëtarët shkakton nevrikosje dhe revolt. Një prej shkaqeve për rradhët e gjata është se në këtë periudhë ka frekuentim më të madh të trafikut për shkak të pushimeve verore dhe për shkak se Maqedonia përdoret si tgransit i koridorit 10. gjithashtu korriku dhe gushti janë muajt kur pjesa më e madhe e kurbetçarëve nga vendet evropiane vijnë…
Iniciativa qytetare “Liri për viktimat e Grujevizmit” kërkon amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar. Ata kërkojnë që Kuvendi ta fus në rend dite propozim ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Familjarët e të akuzuarve gjithashtu u ankuan edhe për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit. “Personat nëpër burgje që ndërrojnë jetë, shpesh vdesin nga dhuna e ushtruar. Tek personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm, kemi raste të cilat unë kur i kam dëgjuar kam ngelur e habitur ku n prezencë…
Partitë politike shqiptare ende nuk kanë zgjedhur kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Nga Lëvizja BESA thonë për televizionin Shenja se analizat, bisedimet dhe kalkulimet do të bëhen në periudhën në vazhdim, dhe më pas do të dilet me emra konkret.“Lëvizja Besa është në konsultim me të gjithë strukturat e saj, këshillat vendor dhe lokal gjithandjen Maqedonisë për emra të mundshëm për kryetar komunash. Deri tani nuk kemi ndonjë emër konkret, por opinioni do të jetë i njoftuar me kohë edhe për kandidatin e mundshëm por edhe me ekspertët të cilët do ti qëndrojnë prapa kryetarit…
29 July Gjendja e shtatë personave të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup vazhdon të jetë stabile dhe nën kontrollin mjekësor. Mjekët thonë se analizat e vazhdueshme që iu bëhen të hospitalizuarve nuk tregojnë për gjendje paniku. Sipas tyre të shtruarit do të vazhdojnë të mbikqyren në spital edhe për disa ditë me radhë. Ngjarja ka vazhduar të marrë edhe konotacion politik. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë Taravri duke thënë se ai është përgjegjësi kryesor për ngjarjen tragjike të banorëve të Gostivarit. Nga VMRO-ja opozitare kërkuan përsëri dorëheqjen e Taravarit.…
MPB tashmë tre ditë është vënë në kërkim të Goran Grujevskit dhe Nikola Boshkovskit. Jozyrtarisht, policia disa herë ka qenë në shtëpitë e tyre, por të njëjtit nuk i ka gjetur. Gjithashtu po kontrollohen edhe lokacione tjera në Shkup për të cilat ka indikacione se mund të jenë vendet e mundshme ku fshihen Grujevski dhe Boshkovski. Jozyrtarisht MPB ka kryer kontroll edhe në terrenin e Mavrovës, ku nuk përjashtohet mundësia që të arratisurit të fshihen atje. Paraprakisht MPB kontrolle kreu edhe në qytetet e Ohrit dhe Velesit pasi këto vende mund të jenë vendstrehimet e mundshme të Grujevskit dhe Boshkovskit,…
Lista zgjedhore nuk është pastruar nga të gjithë votuesit e ashtuquajtur fiktiv dhe nuk janë verifikuar të gjitha të dhënat e kontestueshme në të. Kështu vlerëson Xhabir Deralla nga Qendra për Liri “Civil” pas të gjitha monitorimeve që kanë bërë që me përgatitjet e KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dhe deri në prag të shpalljes së zgjedhjeve lokale. Vlerësoj se, të paktën siç na ka mësuar përvoja e kaluar, do t’u duhet më shumë kohë për pastrimin e listës zgjedhore sepse ky proces shoqërohet me një sërë anomalish të tjera sistemore që na kanë shoqëruan në dekadën e…
Numri i aborteve në vend sipas statistikave nga Instituti për Shëndet Publik është ulur gjatë vitit që kaluam mirëpo vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i aborteve jolegale dhe të paevidentuara. Këtë shqetësim e ndan edhe Instituti për Shëndet Publik sipas të cilëve këto aborte kryhen në mënyrë jolegale nga ana e mjekëve dhe gjinekologëve amë në nivel të mjekësisë primare. Gjatë vitit 2016 numri i aborteve të regjistruara ne të gjitha moshat ka qenë 4251, numër ky më i vogël në krahasim më vitet e kaluara. Instituti i Shëndetit Publik Viti 2016 – 4251 aborte Viti 2015 – 4587 aborte…
\ Dy trupa të pajetë janë gjetur në përdhesen e një shtëpie në fshatin Teranci të Koçanit. Trupat i ka gjetur S.M., qiraxhi në shtëpinë familjare në Koçan. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për personin me iniciale S.G. i lindur në vitin 1975 në Shkup dhe J.P. e lindur në vitin 1992 në Probishtip. Të dy trupat janë gjetur në pozitë të shtrirë me plagë në kokë. Hetimi është në vijim, ndërsa sipas njohurive të para dhe rrëfimet nga fqinjët bëhet fjalë për lidhje dashurie midis…
Marrëveshja për fqinjësi të mirë i ofron Maqedonisë një perspektivë Evropiane dhe i hap rrugën drejt NATO-s, ka thënë kryeministri Bullgar Bojko Borisov gjatë Kongresit të Studentëve demokrat evropian në Varna. Borisov ka shprehur pritjet që edhe Parlamenti i Maqedonisë të miratojë njëzëri marrëveshjen duke theksuar se teksti i marrëveshjes është mirëpritur nga Komisioni Evropian dhe nga ambasadat në SHBA, Sofje dhe Shkup. Bojko Borisov ka thënë se gjatë bisedës së tij me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ka shpjeguar se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është marrëveshje kundër askujt por është vetëm një marrëveshje për fqinjësi të mirë mes…
Hyrja në këtë godinë shkollore mbahet në mbështetës metalik. Ka pëlcitur shtylla e hyrjes, klasat kanë mure të plasaritura dhe llaç të rrënuar. E këtillë është pasqyra e Shkollës fillore “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi në fillim të këtij muaji. Për shkak të dëmeve të mëdha, është vënë në pikëpyetje fillimi i vitit të ri shkollor në shtator. “Shkolla fillore ‘Vëllazërim-Bashkimi’ në Ohër është ndërtuar në vitin e largët 1948. Kjo është shkolla e vetme fillore ku mësimi në Ohër zhvillohet edhe në gjuhën shqipe”. Janë shembur edhe shkallët në hyrjen e godinës, janë dëmtuar muret…

