Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim për zgjidhje urgjente të problemit me deponinë në Strugë.
Siç kanë njoftuar nga shërbimi për informim i Qeverisë, Ministria e Financave dhe Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë janë angazhuar që të sigurojnë mjete financiare me të cilat do të sigurohen kushte për transport të sigurt dhe ekonomik të mbeturinave nga deponia e Strugës deri në deponi të tjera të sigurta në Republikën e Maqedonisë.
“Lidhur me këtë pikët të rendit të ditës u theksua se në vijim është angazhimi i personave për sigurim dhe mbikëqyrje të cilët do ta mbikëqyrin gjithë lokacionin, që të parandalojnë dhe pengojnë probleme të mundshme të ardhshme”, kanë thënë nga Shërbimi për informim i Qeverisë.
Lidhur me vendimin e Qeverisë ka reaguar grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Ata thonë se është papërgjegjësi e Qeverisë që pas dy muajve, pasi qytetarët e Strugës janë ngufatur nga deponia e ndezur të sjellë vendim për zgjidhje urgjente të këtij problemi serioz.
“Qeveria e Maqedonisë ka lejuar që dy muaj deponia ilegale në Strugë t’i helmojë struganët dhe të shkaktoj dëm mbi shëndetin e tyre, mbi ambientin jetësorë dhe të shkatërroj sezonin turistik në këtë rajon, dhe pas gjithë kësaj të paralajmëron zgjidhje urgjente të problemit”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE.
Ata thonë se që më 15 qershor kanë kërkuar që të mbahet seancë urgjente në të cilën duheshe të diskutohet për këtë problem.
Deponia e Strugës ndodhet rreth 2 kilometra larg qendrës së qytetit, ndërsa në periudhën e fundit është djegur vazhdimisht dhe ka ndotur qytetin dhe vendbanimet për rreth.
Enis Murtezi
Qeveria vendos largimin e mbeturinave nga… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

