Mijëra protestues u mblodhën këtë të hënë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Edi Ramës për të 16-tën ditë radhazi.
Sakaq, një nga iniciatoret e protestës Luçiana Kokaj foli lidhur me marshimin e mbrëmjes së djeshme drejt Rinasit.
Ajo dha deklaratë në polici lidhur me marshimin, teksa tha se ishte diçka spontane dhe jo e koordinuar.
Protestuesja: Isha në policinë e shtetit ku bëra një deklaratë pë marshimin e djeshëm. Jam pjesë e grupit që kemi marrë iniciativën ditën e parë por nuk jam organizatore. Organizatorët jeni ju. Protesta është e juaja. E rinisë shqiptare. Marshimi ka qenë spontane nga të rinjtë. Nuk ka qenë e koordinuar nga askush. Bravo atyre që shkuan dhe atyre që treguan maturinë me policinë e shtetit se ata janë me vëllezërit tanë, prindërit tanë. Kanë zgjedhur të bëjnë një detyrë. Ne po protestojmë edhe për ata që të mos jenë peng i partive politike por me meritokraci aty. Çdo ditë të tregojmë qytetarinë tonë, të vazhdojmë marshimet paqësore në respekt me ligjin. Kjo protestë është edhe për ata që nuk guxojnë të vijnë në shesh se do ju heqin rrogën. Rama në burg, Berisha në burg.
The post “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

