Partitë politike shqiptare ende nuk kanë zgjedhur kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Nga Lëvizja BESA thonë për televizionin Shenja se analizat, bisedimet dhe kalkulimet do të bëhen në periudhën në vazhdim, dhe më pas do të dilet me emra konkret.
“Lëvizja Besa është në konsultim me të gjithë strukturat e saj, këshillat vendor dhe lokal gjithandjen Maqedonisë për emra të mundshëm për kryetar komunash. Deri tani nuk kemi ndonjë emër konkret, por opinioni do të jetë i njoftuar me kohë edhe për kandidatin e mundshëm por edhe me ekspertët të cilët do ti qëndrojnë prapa kryetarit të komunës gjatë asaj fushate. Të gjitha emrat dhe lajmet që qarkullojnë në opinion dhe portale të ndryshme janë dashakeqe dhe tendencioze dhe me siguri burojnë nga oponentët tanë politik të cilët i ka kapur frika se do ti humbin komunat e tyre”, ka deklaruar për TV SHENJA, shefi i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
LR PDSH poashtu nuk ka ende listë emrash, por thonë se shqyrtimet do të bëhen këto ditë dhe vendimi do të merret nga kryesia qendrore. Pas kësaj emrat do të bëhen publik.
“Jemi në fazën përfundimtare të riorganizimit të partisë, i cila është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj do të fillojmë me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mund të themi se do garojmë në të gjitha komunat edhe atë me emra eminent të shoqërisë tonë”, deklaruan nga LR PDSH.
Nga BDI ende nuk ka përgjigje nëse kanë zgjedhur emrat e anëtarëve që do të dalin në garë për kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale, sipas marrëveshjes paraprake mes partive politike, duhet të mbahen më 15 tetor. Rrethi i dytë, në komunat ku do të ketë nevojë, do të zhvillohet më 29 tetor. Zgjedhjet do të shpallen nga kryetari i Kuvendit më së voni më 6 gusht.
Ferikan Iljazi Arifi
FERIKAN 3 _ 29.07.2017 by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

