Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se Sektori për Kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale tashmë vepron me urdhrin për hulumtim të detajuar të veprimit policor mbi protestën e disa aktivistëve qytetarë dje me rastin e prezentimit të pajisjeve ushtarake, mjekësore dhe teknike në Shkup.Më pas, siç qëndron në kumtesën e sotme, nëse përcaktohet shkelja e veprimeve policore, do të ketë sanksione përkatëse.E drejta për protestë është e pacenueshme edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë – e drejtë e garantuar të cilën, midis tjerash, policia ka të drejtë ta mbrojë, njëjtë sikurse ka detyrë ta mbrojë…

Lexo më Shumë

 Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore është shtuar jashtë mjediseve urbane. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë kumtoi se në vendkalimet kufitare ka frekuentim të shtuar të automjeteve, por nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më i madh nevojitet nëpër gryka malore, ku është e mundur dukuria e shembjeve.

Lexo më Shumë

Pajisja ushtarake e skuadriljes së forcave tokësore të Armatës së SHBA-së për Evropë dhe të batalionit inxhinierik nga Brigada e parë mekanizuese këmbësorike e ARM-së dje u prezantua para qytetarëve të Shkupit.Nga Minsitria e Mbrojtjes kumtuan se pajisja e cila përbëhet nga automjete ushtarake të terrenit, armatim personal, pajisje mjekësore, mbrojtëse, pajisje për detektim të mjeteve shpërthyese, pjesëtarët e të dy armatave do ta përdorin në stërvitjen e përbashkët “Dragoon Guardian 17”.Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti, i cili së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli morën pjesë në prezantim, kjo stërvitje është kurorë e…

Lexo më Shumë

Të paktën 27 persona janë lënduar të shtunën në Serbi, kur një minibus u rrotullua në vendin e quajtur Rovni në afërsi të qytetit të Valevës, njofton Tanjug.Sipas burimeve të policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Valevë – Bajina Bashta, për shkaqe të panjohura deri më tani. Për shkak të aksidentit, komunikacioni në këtë aks rrugor është ndërprerë për disa orë.Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm në Valevë, Kristina Paramentiq kumtoi se në këtë institucion shëndetësor janë transferuar të gjithë 27 të lënduarit gjatë fatkeqësisë, prej të cilëve 14 janë ndalur për mjekim spitalor, ndërsa të tjerët pas ndihmës së…

Lexo më Shumë

Më 1 gusht Kuvendi do ta fillojë debatin pesëditor për ribalancin e Buxhetit.Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi seancën e 11-të me një pikë në rendin e ditës Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 e caktoi për më 1 gusht në orën 10.Pritet Qeveria gjatë fundjavës ta kthejë ribalancin e Buxhetit në Kuvend, pasi ai u miratua në seancë të premten.Me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 përcaktohen 25 milionë denarë shtesë nëpër zëra të caktuara dhe ridedikohen mjete financiare sipas nevojave të…

Lexo më Shumë

30 July Nga deponia e Strugës edhe sot përhapet tymi, edhe pse është me intenzitet më të ulët prej ditëve të kaluara. Jozyrtarisht sigurimi fizik prej 24 orëve në deponi i njoftuar një ditë më parë nga Qeveria do të realizohet nga java e ardhshme. Në ndërkohë do të fillojnë aktivitete për furnizim me dy kontejnerë të mëdhenj shtypës, mjet ngarkimi, dhe një kamion për bartjen e kontejnerëve të cilët më pas do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup deri në ndërtimin e deponisë rajonale që parashihet të ndërtohet në fshatin Godivje në komunën e Debërcës. Ndërtimin e saj…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje në të cilën ka emëruar anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv. Emrat e rinj i ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski.Sipas vendimit anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv janë: profesori Dragi Dimitrovski, Igor Nikolov, Hristijan Mickovski, Zeqir Ramçiloviq, Aleksandar Nikolovski, Xheri Naumov, Zlatko Perinski, Nikola Srbov, Slave Trpeski, Ane Lashkoska, Sead Solakovski, Mario Cvetkovski.

Lexo më Shumë

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov ka njoftuar se do të ndërpret me aktivitetet e tij politike.“Me qëllim që të përfundojnë procedurat gjyqësore të cilat po rrjedhin, në të cilat kam besim se do të dëshmohet e vërteta, kam sjell vendim persona të tërhiqem nga të gjitha funksionet partiake”, ka thënë Mijallkov.Ai ka shtuar se vazhdon edhe më tej fuqishëm të beson dhe përkrah vlerat që promovon VMRO-DPMNE dhe vizionin për të parë Maqedoninë anëtarë të BE-së dhe NATO-së.

Lexo më Shumë

Problemet infrastrukturore vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët e lagjes së Vizbegut. Rruga për të cilën ato kishin ngritur vazhdimisht zërin dhe e cila para disa kohe dukej se më në fund është zgjidhur dhe përfundimisht do të ndërtohet, nuk ka rezultuar me zgjidhje të problemit për banorët e kësaj lagje. Punimet në këtë rrugë tani për tani kanë përfunduar, por nuk ka përfunduar edhe ndërtimi i plotë i rrugës. Asfaltimi i rrugës ka ngelur në gjysmë, ndërsa trotuaret nuk janë ndërtuar. Banorët thonë se në këtë gjendje që është lënë rruga do të vazhdoj t’u paraqet vështirësi atyre. Të…

Lexo më Shumë

Nëse qeverisja e brendshme dhe kultura politike reflektohet edhe në sjelljen e korit diplomatik, kjo shihet në lidhje të drejtpërdrejtë në mes të numrit të shkeljeve të rregullave nga diplomatët, dhe nivelit të korrupsionit të atij vendi. Sa më i korruptuar dhe i keqeverisur një vend, aq më shumë shkelje të rregullave. Por, ku është Maqedonia, cila ka qenë dhe cila është qeverisja e brendëshme, sa kultura politike ndikon në jetën dhe veprimet e diplomatëve, që përfaqësojnë veten dhe shtetin në vendet e tjera, kjo edhe shihet në bazë të bashkëpunimit mes vendeve, ku veprojnë ambasadorët, e emëruar nga shteti…

Lexo më Shumë

Edhe përbërja e re parlamentare me shuma të larta për shpenzimet e rrugës. Vetëm për muajin prill, mbi dhjetë deputetë kanë marrë rreth 2000 euro shtesa për harxhimet e rrugës, edhe pse gjatë këtij muaji Kuvendi nuk ka punuar çdo ditë, por janë mbajtur 15 seanca parlamentare.Sipas raportit të siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë, më së shumit shpenzime për rrugë ka harxhuar deputeti nga Partia për Ardhmëri Evropian e cila është në koalicion me LSDM-në, Alija Kamberovski i cili për muajin prill ka marrë 119,100 denarë vetëm për shpenzime të rrugës apo 1,936 euro. Menjëherë pas tij radhitet deputeti i…

Lexo më Shumë

Virusi Hantan nga i cili ndërruan jetë dy persona nga Gostivari dhe shumë të tjerë u ndalën në spital për mjekim, transmetohet nga brejtësit, ose minjtë të cilët virusin e përcjellin nëpërmjet sekrecioneve.Njeriu mund të infektohet nëpërmjet sistemit digjestiv dhe respirator, duke zhvilluar kontakt, raporton SHENJA.Ekzistojnë dy sindrome klinike të kësaj sëmundje që ndonjëherë ndodhë të përputhen. Ethet hemoragjike me sindrom veshke dhe sindromi ose virusi pulmonal “hanta”.Simptomet e sëmundjes janë gjendje inkubacioni për tre deri katër javë, ndërsa më vonë sëmundja hyn në fazën e katërt. Faza e parë zgjatë prej një deri tre ditë dhe përcillet me temperaturë…

Lexo më Shumë