Problemet infrastrukturore vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët e lagjes së Vizbegut. Rruga për të cilën ato kishin ngritur vazhdimisht zërin dhe e cila para disa kohe dukej se më në fund është zgjidhur dhe përfundimisht do të ndërtohet, nuk ka rezultuar me zgjidhje të problemit për banorët e kësaj lagje. Punimet në këtë rrugë tani për tani kanë përfunduar, por nuk ka përfunduar edhe ndërtimi i plotë i rrugës. Asfaltimi i rrugës ka ngelur në gjysmë, ndërsa trotuaret nuk janë ndërtuar. Banorët thonë se në këtë gjendje që është lënë rruga do të vazhdoj t’u paraqet vështirësi atyre. Të lodhur nga premtimet dhe nga moszgjidhja e kësaj çështje, ata kanë ndërmarrë iniciativë vet të ndërtojnë trotuaret para shtëpive të tyre.
“Shini trotuaret, çdonjëri e bën të vetin. Kanë bërë vetëm një “larg” këtu dhe tungjatjeta. Unë nuk e di se kush i shef këto punë dhe kush e ka bërë këto punë. E kanë ndërtuar vetëm deri atje, më tej e gjitha është e parregulluar, këndej është pa rregulluar, kanë bërë 200m asfalt edhe atë gjysmë, çdonjëri e bën para vetes. Balta prej lartë kur bie shi vjen e gjitha tek ne”, deklaroi një banor.
Ata shprehen se për ndërtimin e kësaj rruge u kanë premtuar disa vite me radhë, megjithatë ajo asnjëherë nuk është punuar.
“Rrugën në gjysmë e kanë lënë dhe na kanë premtuar se do ta vazhdojnë por premtimi nuk dihet se kur do të realizohet, a në këto zgjedhje apo në tjerat. Për 200m asfalt ka ngelur rruga. Asfalti që është shtruar nuk ka asnjë efekt, pasi këtu kalojnë më shumë vetura. Unë banoj këtu 15 vite, kurrë s’kemi parë asfalt ne. Tre herë është shtruar me asfalt kjo rrugë, por ku është asfalti nuk e dijmë, e dijnë ata më mirë që janë në komunë”., deklaroi një banor tjetër.
Përveç kësaj rruge, në këtë lagje ka edhe shumë rrugë të tjera të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe vështirësojmë qarkullimin e veturave. Sipas banorëve, vështirësitë vijnë në shprehje më shumë gjatë periudhës së dimrit, kur fëmijët duhet ta ecin gjithë rrugën me baltë për të shkuar në shkollë.
Teuta Buçi
Asfaltimi i rrugës në Vizbeg lihet përgjysmë… by tvshenjaofficial
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

