Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se Sektori për Kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale tashmë vepron me urdhrin për hulumtim të detajuar të veprimit policor mbi protestën e disa aktivistëve qytetarë dje me rastin e prezentimit të pajisjeve ushtarake, mjekësore dhe teknike në Shkup.
Më pas, siç qëndron në kumtesën e sotme, nëse përcaktohet shkelja e veprimeve policore, do të ketë sanksione përkatëse.
E drejta për protestë është e pacenueshme edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë – e drejtë e garantuar të cilën, midis tjerash, policia ka të drejtë ta mbrojë, njëjtë sikurse ka detyrë ta mbrojë rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, theksojnë nga MPB.
Ministria gjithashtu në mënyrë kategorike i përgënjeshtron të gjitha pretendimet për arrestimin e personave lidhur me ngjarjen e theksuar.
Data 16.06.2026
Aktuale
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet

