Pajisja ushtarake e skuadriljes së forcave tokësore të Armatës së SHBA-së për Evropë dhe të batalionit inxhinierik nga Brigada e parë mekanizuese këmbësorike e ARM-së dje u prezantua para qytetarëve të Shkupit.
Nga Minsitria e Mbrojtjes kumtuan se pajisja e cila përbëhet nga automjete ushtarake të terrenit, armatim personal, pajisje mjekësore, mbrojtëse, pajisje për detektim të mjeteve shpërthyese, pjesëtarët e të dy armatave do ta përdorin në stërvitjen e përbashkët “Dragoon Guardian 17”.
Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti, i cili së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli morën pjesë në prezantim, kjo stërvitje është kurorë e bashkëpunimit ndërmjet dy armatave.
“Bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë dhe SHBA-së është i shkëlqyeshëm dhe kjo stërvitje ecila është pjesë e bashkëpunimit në mbrojtje tregon se mbështetëse më e madhe e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO është mu SHBA-ja. Republika e Maqedonisë de fakto është e gatshme që sot të bëhet pjesë e Aleancës, por shpresojmë se edhe pengesat e tjera të cilat janë mirë të njohura për opinionin, ngadalë, me një klimë pozitive dhe me një qasje të mirë, do të arrijmë t’i tejkalojmë dhe sa më shpejtë të jemi pjesë e NATO-s”, theksoi Maksuti.
Bashkëpunimi civil ushtarak me komunat vazhdon edhe ditëve në vijim. Sot një lloj të tillë të prezantimit do të kenë mundësi të shohin banorët e Shtipit dhe të Velesit.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

