Më 1 gusht Kuvendi do ta fillojë debatin pesëditor për ribalancin e Buxhetit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi seancën e 11-të me një pikë në rendin e ditës Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 e caktoi për më 1 gusht në orën 10.
Pritet Qeveria gjatë fundjavës ta kthejë ribalancin e Buxhetit në Kuvend, pasi ai u miratua në seancë të premten.
Me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 përcaktohen 25 milionë denarë shtesë nëpër zëra të caktuara dhe ridedikohen mjete financiare sipas nevojave të konsumatorëve të buxhetit.
Shpenzimet e përgjithshme me ribalancin e Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 mijë denarë, të ardhurat në 184.745.000 mijë denarë, ndërsa deficiti në 18.567.000 mijë denarë.
Qëllimi, sipas propozuesit, është të zvogëlohen shpenzimet joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re.
Data 16.06.2026
Aktuale
- “Policia ishte dorëzuar para rendit mafioz!”- Tubimi i 17-të, protestuesja: Dhunimi i qytetarit në Zvërnec ndezi ‘flakën’! Tokat po shkëmbehen për përfitimet e një privati
- Zjarri pranë Velesit del sërish jashtë kontrollit, era përkeqëson situatën
- SHA EMV dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshje për grant për mega projektin për central të bashkëgjenerimit “KME Manastiri 1”
- VIDEO/ Nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi! Bllokohen 8 mjete lundruese
- Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime shërimi
- (VIDEO) MPB kapi autorin që dyshohet për djegjen e veturave para ambasadave bullgare
- (VIDEO) BDI e cilëson skandaloz Ligjin për Përfaqësim të Drejtë
- Nënshkruhet deklaratë për parandalimin e dhunës tek të rinjtë

