Me ndryshimet e propozuara, çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të japë një deklaratë nëse pajtohet ose jo që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve për qëllime shërimi. Kjo deklaratë do të evidentohet në listën e sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi – “Termini im”. Ligji parashikon gjithashtu mundësinë që qytetari në çdo kohë ta ndryshojë vendimin e tij.
Me këto ndryshime, për herë të parë shteti do të ketë një pasqyrë më të saktë mbi gatishmërinë e qytetarëve, si dhe mbi nivelin e informimit dhe besimit të tyre ndaj dhurimit të organeve.
Njëkohësisht, me ndryshimet e propozuara zgjerohet edhe rrethi i dhuruesve të gjallë, kështu që përveç të afërmve të përfshirë deri më tani, do të përfshihen edhe të afërm të tjerë në vijë anësore deri në shkallën e katërt të farefisnisë, përkatësisht edhe kushërinjtë e parë. Ndërkohë, mbetet në fuqi mekanizmi mbrojtës përmes komisionit etik, i cili do të verifikojë vullnetarizmin e aktit dhe mungesën e çdo forme presioni.
Për më tepër, parashikohen edhe zgjidhje të tjera për lehtësimin e procedurave, përfshirë thjeshtimin e hapave administrativo-teknikë në pjesën e përcaktimit dhe konfirmimit të vdekjes së trurit.
“Me këtë zgjidhje ligjore bëjmë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi në të cilin vullneti i qytetarit do të shprehet qartë, do të mbrohet më shumë dhe do të respektohet në mënyrë më konsekuente. Akti i dhurimit të organeve do të buronte nga një vendim i lirë dhe i informuar. Në të njëjtën kohë, me zgjerimin e rrethit të dhuruesve të gjallë krijojmë mundësi të reja për trajtim mjekësor, gjithmonë brenda kornizave të rrepta mjekësore, etike dhe ligjore”, thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Protesta studentore në Tiranë: Zjarri dhe përplasje të dhunshme në Kuvend
- Gani Geci përballë drejtësisë: Caktimi i masës së paraburgimit
- Rama paralajmëron veprime ligjore ndaj deputetit Azemi për shpifje
- Andi Bushati: Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët
- Debati i ashpër mes Mehmetajt dhe Gecit: A po rikthehet censura në Kosovë?
- Gani Geci në paraburgim: Një vendim i rëndësishëm nga Gjykata
- Protesta në Tiranë, reagon ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja
- Fadil Geci: Familja jonë është shtetformuese, ne duam një shtet të fortë



