Edhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski e dënoi fuqishëm aktin e djegjes së veturave të Ambasadës Bullgare, që ndodhi të hënën në Shkup. Ai u shpreh se autori është gjetur për një kohë shumë të shkurtë dhe se prokuroria tani do ta trajtoj rastin me procedurë të shpejtuar.
Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Autori që dyshohet për djegjen e veturave në pronësi të ambasadës bullgare është identifikuar shumë shpejtë, është siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare, edhe ato ishin të kyqur në kuadër të ndarjes së informacioneve kyçe lidhur me këtë vepër penale dhe me sa kam informacione unë, me sa jam njoftuar nga shefi i SPB Shkup mendoj se prokurori do ta udhëheq këtë rast me procedurë të shpejtuar”.
Për incidentin reagime ka pasur edhe nga fqiu bullgar. Presidentja Ilijana Jotova, atë e cilëson si sulm ndaj Bullgarisë. Ajo madje pret që eurodeputetët bullgarë ta tregojnë këtë në seancën e Parlamentit Evropian, në të cilën do të debatohet për raportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së.
Ilijana Jotova, presidente e Bullgarisë
“E dënoj kategorikisht djegien e makinave diplomatike. Ky nuk është një vepër penale e zakonshme, por një sulm i papranueshëm ndaj një misioni diplomatik, i cili vë në pikëpyetje aftësinë e autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të garantuar sigurinë e misioneve të huaja diplomatike në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare “.
Edhe reagimi i Qeverisë së RMV-së, pas incidentit ishte i menjëhershëm. Si Qeveri, thanë ata duam të dërgojmë një mesazh të qartë se çdo tentativë për nxitje tensionesh, përhapje të urrejtjes apo cenim të sigurisë do të sanksionohet maksimalisht. Shteti ka kapacitetet shtuan ata dhe do të reagojë me gjithë forcën e institucioneve, duke mos lejuar që individë të caktuar ta dëmtojnë reputacionin e Maqedonisë. Rastin e denoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


