Nëse qeverisja e brendshme dhe kultura politike reflektohet edhe në sjelljen e korit diplomatik, kjo shihet në lidhje të drejtpërdrejtë në mes të numrit të shkeljeve të rregullave nga diplomatët, dhe nivelit të korrupsionit të atij vendi.
Sa më i korruptuar dhe i keqeverisur një vend, aq më shumë shkelje të rregullave. Por, ku është Maqedonia, cila ka qenë dhe cila është qeverisja e brendëshme, sa kultura politike ndikon në jetën dhe veprimet e diplomatëve, që përfaqësojnë veten dhe shtetin në vendet e tjera, kjo edhe shihet në bazë të bashkëpunimit mes vendeve, ku veprojnë ambasadorët, e emëruar nga shteti amë. Ne në Maqedoni kemi një numër, që nuk mund të jetë i vogël nga përfaqësues në shtete tjera, të huaja dhe atë numërohen më shumë të komunitetit maqedonë dhe më pak shqiptarë, shkruan Almakos.
Për analistin Xhelal Neziri, strukturat diplomatike janë produkt i qeverisjes së brendshme, dhe nëse kjo qeverisje ka një ideologji, e njejta reflekton edhe te kori diplomatik.
“Nëse elitat politike janë pasqyra e nivelit të një populli, e njëjta logjikë vlen edhe kur bëhet fjalë për korelacionin qeverisje e brendshme – kori diplomatik. Nëse brenda një shteti ka një qeverisje me filozofi konstruktive, e njëjta frymë do të reflektohet edhe në politikën e jashtme. Nëse kemi të bëjmë me qeverisje të brendshme nga politikanë vagabondë, e njëjta filozofi pasqyrohet edhe në politikën e jashtme.
Fundja, diplomacia është aktivitet i projektuar pikërisht nga qeverisja e brendshme. Politika e jashtme nuk mund të jetë diametralisht e kundërt me disponimin në opinionin publik të brendshëm. Unë mendoj se ka një lidhshmëri të drejtpërdrejtë midis kreatorëve të opinionit publik, qeverisjes së brendshme të zgjedhur nga qytetarët dhe politikës së jashtme si pjesë e platformës së legjitimuar në zgjedhje. Rrjedhimisht edhe një lidhshmëri në sjelljet e politikanëve dhe të diplomatëve”, thotë Xhelal Neziri, për Almakos.
Ndërsa, për opinionistin Shpëtim Pollozhani, diplomatët e Maqedonisë, nuk brengosen për punën dhe detyrat e tyre, ata aktivizohen kur duhet të mbrohen çështjet që i përkasin interesave të tyre. Kjo dukuri tashmë është vërejtur te autoritetet që përfaqësojnë vendin tonë. Ai madje thotë se ky dembelizëm tek diplomatët është si rezultat i qeverisë paraprake, në Maqedoni.
“Diplomatët shkojnë e luajnë vallen e asaj situate të qetë. Ato aktiviziohen vetëm në momentin që mbrohen interesat e tyre, ne e kemi pa në praktikë këtë disa herë. Mua më duket madje që qëndrimi i korit diplomatik, në përgjithësi i atij përfaqësuesi të Bashkimit Evropian ëshët shumë opurtunist në një mënyrë shumë i butë, i padefinuar dhe nuk lë hapsirë për manipulim, për forca destruktive siç bënte Gruevski dhe siç bën akoma në Parlament”, thotë Shpëtim Pollozhani, për Almakos.
Një vend, i cili toleron shkeljet e rregullave nga diplomatët e tij, toleron edhe korrupsionin në qeverisje. Diplomatët përfaqësojnë vendin dhe ata duhet të kenë sjellje etike, për funksionimin e mirë të ambasadave dhe të konsullatave në periudhën kur Maqedonisë i nevojitej më së shumti, në momentin kur ajo ka pretenduar dhe synon të ngjitet në strukturat euroatlantike.
D.Kërluku
Almakos.com

