30 July VMRO-DPMNE e rikomponoi komitetin ekzekutiv. Prej organit kryesorë ekzekutiv dolën bashkëpunëtorët e vjetër të Nikola Gruevskit, Gordana Jankullovska, Vladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Kiril Minoski – të gjithë këta ish ministra që më nuk janë pjesë e organeve më të larta partiake. Pa funksion partiak mbeti edhe Martin Protugjer. Ndërkaq vetë nga funskioni u tërhoq ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov. Përveç Kiril Minoskit, të gjithë bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit ndajnë një gjë të përbashkët – PSP-ja i ndjek për vepra serioze penale. Vendet e tyre partia opozitare i zëvendësoi me 19 anëtarë të ri.…
Author: almakos
Një shtallë e djegur krejtësisht, makineri e djegur bujqësore, 4 lopë të djegura për së gjalli, dy të lënduara dhe një zjarrfikës ka përfunduar në spital. Këto janë pasojat e fishekzjarrëve të pakontrolluara nga një aheng familjar që shkaktuan zjarr të madh në fshatin Përshevcë mbrëmë pas mesnate, e që zjarrfikësve u janë dashur katër orë të plota për të normalizuar situatën. Intervenimi i zjarrfikësve ka shpëtuar në çastet e fundit shtëpitë të cilat kanë qenë afër shtallës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në gjithë fshatin. Numri një i brigadës së zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti, ka apeluar tek qytetarët…
Një shtallë e djegur krejtësisht, makineri e djegur bujqësore, 4 lopë të djegura për së gjalli, dy të lënduara dhe një zjarrfikës ka përfunduar në spital. Këto janë pasojat e fishekzjarrëve të pakontrolluara nga një aheng familjar që shkaktuan zjarr të madh në fshatin Përshevcë mbrëmë pas mesnate, e që zjarrfikësve u janë dashur katër orë të plota për të normalizuar situatën. Intervenimi i zjarrfikësve ka shpëtuar në çastet e fundit shtëpitë të cilat kanë qenë afër shtallës, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në gjithë fshatin. Numri një i brigadës së zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti, ka apeluar tek qytetarët…
30 July Seanca për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski do të vazhdojë pasi të përfundojë seanca për rebalancin e buxhetit, caktuar për të martën. Sipas rregullores, debati në seancë plenare mbi rishikimin e buxhetit nuk mund të zgjasë më shumë se pesë ditë. Megjithatë ishte paraparë që nga 8 gushti, deputetët të marrin pushimin vjetor të parashikuar me rregullore. Nënkryetari i LSDM-së Blagoj Boçvarski thotë se pa shkarkimin e Zvërlevskit, deputet e shumicës parlamentare nuk do të shkojnë në pushim vjetor. Ajo që është e qartë është se të martën do fillojë séanca për rebalancin e buxhetit e cila…
30 July Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se struktura e re e Komitetit të partisë do të kthejë fitoren për partinë e Gruevskit në zgjedhjet lokale të tetorit. Sipas tyre, përzgjedhja është bërë në bazë të aftësive dhe kritereve profesionale të anëtarëve. Marjan Dodovski, VMRO-DPMNE “Në parti, çdo anëtar i VMRO-DPMNE-së ka kontributin e tij për punët që janë zbatuar dhe që do të zbatohen. Ky koncept i kombinimit edhe më njerëz të ri edhe me njerëz me përvojë u votua nga Komiteti qendror në të cilin ka persona me përvojë të gjatë në funksionimin e partisë. Ne presim që Komiteti i…
Profilet e të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët janë në arrati që nga 26 korriku janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën për “kërkime”, transmeton SHENJA.Sipas profileve të publikuara, i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski kërkohet me urdhër të Gjykatës së Apelit në lidhje me hetimin “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Falsifikim të dokumentacioneve zyrtare”, ndërsa ish eprori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski, kërkohet me urdhër të Gjykatës së Apelit në lidhje me “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Falsifikim të dokumentacioneve zyrtare”MPB më 26 qershor…
30 July Persona nga Shqipëria punojnë në Strugë si kamerierë, banakiere apo kuzhinierë nëpër objekte hotelierike. Mungesa e stafit adekuat hotelierik përmbushet dhe me njerëz nga qytete të tjera të Maqedonisë të cilët vijnë gjatë sezonit turistik veror. Për këtë fenomen hotelierët flasin rrallë. Një pjesë e hotelierëve thonë se njëra nga arsyet për këtë situatë janë pagat e ulëta, si dhe largimi i shumë të rinjve për të punuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore. Nga ajo që ka mbetur këtu tek ne është e vështirë që të gjendet staf profesional. Për të marrë një staf cilësor…
Ndryshimet e mëdha në Komitetin ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, sipas LSDM-së nuk mund të demokratizojnë këtë parti. Kështu ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Bllagoja Boçvarski, i pyetur nga mediat se si e komenton daljen nga organi kryesor i partisë, i disa funksionarëve kyç të partisë. Boçvarski tha se VMRO-DPMNE-së i duhen reforma rrënjësore, pasi sipas tij, Nikkolla Gruevski i cili për dhjetë vite mbajti të robëruar shtetin dhe institucionet nuk mund të demokratizojë partinë e tij.“Njeriu i cili për qeverisjen 10-vjeçare si kryeministër i Maqedonisë, e bëri Maqedoninë shtet të robëruar dhe njeriu i cili në pjesën më të madhe e…
30 July Tashmë bëhen dy vite nga vërshimet në fshatin Shipkovicës kurse banorët edhe më tej janë duke u përballur me infrastrukturën e shkatërruar që ishte pasojë e tyre. Njëra lagje e këtij fshati as që është prekur për riparim që nga ajo kohë, ndërsa banorët ankohen se për çdo ditë detyrohen të kalojnë në rrugët e shkatërruara për të shkuar në shitoren më të afërt. “Fakt është se nga ajo ditë e deri më sot as edhe një gurë nuk është lëvizur në këtë pjesë. Këtu jetojmë 15 shtëpi dhe kemi mbetur pa rrugë. Gjendjen faktike e shihni edhe…
30 July Demokratizimi i VMRO-DPMNE-së nuk mund të ndodhë me Nikolla Gruevskin në krye, deklaruan gjatë ditës nga LSDM-së. Sipas tyre, partia opozitare ka nevojë për reforma të thëlla të cilat nuk mund të bëhen brenda natës. “Njeriu që për dhjetë vjetorin e qeverisjes si kryeministër i Maqedonisë e bëri Maqedoninë shtet të kapur dhe i cili shpesh barazoi partinë me shtetin, për të cilën gjë jemi krijuar edhe nga të gjithë institucionet relevante evropiane, nuk mund ta demokratizojë partinë e tij. Çdo zbukurim i këtillë që bëhet brenda natës nuk do të sjellë demokratizimin e VMRO-DPMNE-së por atje janë…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se Sektori për Kontroll të brendshëm, hetime kriminaliste dhe standarde profesionale tashmë vepron me urdhrin për hulumtim të detajuar të veprimit policor mbi protestën e disa aktivistëve qytetarë dje me rastin e prezentimit të pajisjeve ushtarake, mjekësore dhe teknike në Shkup.Më pas, siç qëndron në kumtesën e sotme, nëse përcaktohet shkelja e veprimeve policore, do të ketë sanksione përkatëse.E drejta për protestë është e pacenueshme edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë – e drejtë e garantuar të cilën, midis tjerash, policia ka të drejtë ta mbrojë, njëjtë sikurse ka detyrë ta mbrojë…
Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore është shtuar jashtë mjediseve urbane. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë kumtoi se në vendkalimet kufitare ka frekuentim të shtuar të automjeteve, por nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më i madh nevojitet nëpër gryka malore, ku është e mundur dukuria e shembjeve.

