30 July
VMRO-DPMNE e rikomponoi komitetin ekzekutiv. Prej organit kryesorë ekzekutiv dolën bashkëpunëtorët e vjetër të Nikola Gruevskit, Gordana Jankullovska, Vladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Kiril Minoski – të gjithë këta ish ministra që më nuk janë pjesë e organeve më të larta partiake. Pa funksion partiak mbeti edhe Martin Protugjer. Ndërkaq vetë nga funskioni u tërhoq ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov. Përveç Kiril Minoskit, të gjithë bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit ndajnë një gjë të përbashkët – PSP-ja i ndjek për vepra serioze penale.
Vendet e tyre partia opozitare i zëvendësoi me 19 anëtarë të ri. Mes tyre është edhe historiani i ri Nikola Sërbov i cili vjen nga shoqata “Stop Operacionit Soros”. Përveç tij në komitetin ekzekutiv hyjnë edhe basketbollisti Dejan Jovanovski, ish zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Georgiev, drejtori i kadasrës Slavçe Tërpevski, si dhe udhëheqësi i protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski i njohur si Betmen. Pikërisht Ilievski ishte më i zëshmi kundër platformës së Tiranës. Ai ishte edhe pjesë e turmës e cila u fut me dhunë në Kuvend më 27 prill. Deri atëherë ai mohonte çfarëdo lidhje me VMRO-DPMNE.
“Çfarë konsultime? Jo nuk kamë qenë në VMRO për konsultime. Lidhjet, si t’ju them, lidhje gjithmonë ka pasur dhe do të ketë. Më ndërlidhnin me kualifikime dhe etiketime tjera. Çdo kujt që i pengon dëshiron të të mveshë sa më shumë etiketime”, u shpreh Bogdan Ilievski – betmen.
Në komitetin ekzekutiv edhe më tutje mbetet ish ministri i finanacave Zoran Stavrevski si një nga njerëzit më të besueshëm të Gruevskit edhe bombat e LSDM-së treguan se Stavrevski prapa skenave ka pasur vërejtje për atë se si Gruevski ka qeverisur me vendin.
Të të tregoj mbrëmë çfarë porosie mora, më erdhi ta kap telefonin dhe tia thej kokën. Unë të them: na detyron të bëjmë punë joligjore, jo unë por Milja dhe Vladoja duhet të nënshkruajnë me kinezët, e s’duan pra dhe kanë të drejtë që nuk duan, dhe në vend që këtë ta diskutoj me ata unë janë mesinxheri, ,më lajmërohet mua, pse kjo është kështu pse nuk është nënshkruar? I shpjegoj përse dhe i them që mendoj se kanë të drejtë dhe ma kthen porosinë “Ekspertët e fortë juridikë Milja dhe Vladoja, pore edhe t’i si jurist me përvojë keni ardhur në përfundim, diçka fliste ati. Ai që thotë se është në rregull le të nënshkruajë”, thotë Stavrevski në një nga bisedat e përgjuara.
Nga përbërja e vjetër e besueshme e Gruevskit mbeten edhe Nikola Todorov, Ilija Dimovski, Antonio Miloshovski, Nikola Popoovski si dhe Daniella Rangelova. Ndryshe mbrëmë u zgjodh edhe sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së. Në vendin e Emil Dimitrievit vjen Hristian Mickoski i cili është drejtor në kompaninë shtetërore ELEM
Bojan Stojanoski

