Author: almakos

VMRO –Popullore ka kundërshtuar reformat në VMRO-DPMNE, të cilat i ka cilësuar si sipërfaqësore. Sipas kësaj partie ndryshimet në partinë opozitare janë të pamundura nëse në krye të saj vazhdon të qëndrojë Nikolla Gruevski. Ne themi që peshku  kundërmon nga koka dhe jo nga bishti,që do të thotë përderisa koka ka mbetur ende, kjo do të thotë që nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi, e as demokratizim të VMRO-së. Përderisa Nikolla Gruevski është në krye të partisë,kjo do të thotë që partia për një kohë shumë të gjatë do të mbesë si opozitë në skenën politike – deklaroi Sllobodan Bliznakovski,nga…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se ishte paralajmëruar që më së voni deri sot do të dihet se si ka ndodhur infektimi masiv i banorëve të fshatit Simnicë të Gostivarit me virusin “Hantan”, Ministria e Shëndetësisë nuk ka përgjigje për vonesat e publikimit të rezultateve. Pas gati një jave që kur brenda vdiqën babai dhe i biri si pasojë e këtij virusi, ndërsa shumë banorë të tjerë u hospitalizuan, zv/ministri i shëndetësisë  ngre supet dhe nuk jep sqarime për përmbajtjen e rezultateve, të cilat do të vërtetojnë shkaktarin kryesor të virusit, duke thënë se pret ministrin Arben Taravari. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari,…

Lexo më Shumë

Prej nesër do të fillojë sigurimi fizik prej 24 orëve në deponinë e Strugës e cila edhe sot lëshon tym duke e ndotur në këtë mënyrë qytetin. Për mbrojtjen e saj do të kujdeset një kompani private e sigurimit. Njëkohësisht, në deponi do të vendosen drita. Por, qytetarët janë të lodhur nga pritja që organet shtetërore ta shuajnë zjarrin e deponisë.  Nga LSDM-ja në Strugë sot njoftuan se problemi do të zgjidhet me bartjen e mbeturinave në deponinë Drislla në Shkup. “Fondet financiare janë siguruar. Tani ngel të kalojë procedura për sigurim që të fillojnë me punë – tha Jovan Mitreski…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, që erdhi pas vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Sofje. Kjo draft-marrëveshje  u shfaq në një séancë të mbyllur për opinionin ndërsa javë më parë u publikua nga ana e të dy qeverive. Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim parasheh lehtësime tregtare, doganore, rritje të shkëmbimit tregtar dhe do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, si një nga parakushtet për anëtarësim në BE.  Marrëveshja do të nënshkruhet nga kryeministri Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov në Shkup. Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja e cila…

Lexo më Shumë

Deri në fund të kësaj jave të gjitha Klinikat e vendit do të kenë drejtorë të ri. Gjatë ditës së sotme emërohen 33 drejtorë të institucioneve shëndetësore të vendit, ndërkaq deri të premten priten emërimet e drejtorëve në Klinikat e mbetura. Zv/ministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski nuk shpalosi se cilat janë Klinikat që ende nuk iu janë caktuar drejtorët. Alsat mëson se numër i konsiderueshëm i drejtorëve të Klinikave do të jenë shqiptarë, dhe për dallim nga e kaluara, nëpër Klinikat më të mëdha ku shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pozita drejtuese, do të emërohen kuadro shqiptarë. Gati të gjitha…

Lexo më Shumë

Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë e cila vende vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë vazhdon edhe në ditët në vijim.Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.Në ditët në vijim rajoni i Maqedonisë do të jetë në fazën e verdhë, ndërsa të premten dhe të shtunën rajone të caktuara të vendit do t’i përmbushin kushtet për fazën e portokalltë të paralajmërimit nga valët e të ngrohtit.Rekomandohet kujdes në rajonet pyjore për shkak ekzistimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka thënë se pret që prokurori publik Marko Zvërlevski të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, ndërsa pret edhe pastrim të listës zgjedhore.Zaev, këto komente i ka bërë në Krivollak ku po mbahet ushtrimi “Dragoon gardian 17”.Poashtu Zaev ka thënë se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe në familjen evropiane.

Lexo më Shumë

Zjarri në rrethinën e fshatit Trebovle, në afërsi të Makedonski Brod ende është aktiv, kanë bërë të ditur nga Qendra për menaxhimin me kriza.Bëhet fjalë për dy zjarre, ndërsa për shkak temperaturave të larta dhe terrenit të keq, zjarri është ende aktiv.Në shuarjen e zjarrit përpos zjarrfikësve janë kyçur edhe forcat e ARM-së me helikopterët e tyre, të cilët janë angazhuar këtyre ditëve. Përkohësisht janë shfrytëzuar edhe dy avionët e Drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje.Rreth orës 18:10 zjarri ka arritur në rrugën në afërsi të fshatit Trebovle duke u kërcënuar shtëpitë e para të fshatit, dhe për këtë arsye janë…

Lexo më Shumë

Sot, me fillim në ora 13:00, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, do të realizojë takim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.Takimi do të realizohet në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë (Villa Vodno), ku, mediat do të mund të marrin inserte, ndërkaq pas takimit, deklarat për media do të jep Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Prej nesër qytetarët do të paguajnë më pak për ngrohje qendrore.Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) deklaroi se për shfrytëzuesit e Komunitetit Energjetik të Ballkanit (KEB) çmimi do të bie për 3.88%, ndërsa tarifa për forcën e angazhuar do të ulet për 0.18%.Rënie të lehtë do të fitojnë shfrytëzuesit e ELEM-Energjetikës ku çmimi do të ulet për 0.11%, ndërsa shërbimet e Veriut të Shkupit do të lirohen për 1.69%.

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik sot pa rrymë do të mbeten disa pjesë në komunat Butel, Çair dhe Shuto Orizarë, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni.Prej orës 6:30 deri në orën 15:30, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit nga lagjja “Ljubotenski Pat” në komunën e Butelit, prej 8:30 deri në orën 15:00 – shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve “Pellagonia” dhe “Brsjaçka Buna” në komunën Shuto Orizarë dhe prej orës 9:00 deri në orën 12:30 shitoret në rr. “Samarxhiska” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në komunën e…

Lexo më Shumë

Ndërsa nënpresidenti amerikan Mike Pence është në prag të vizitës në Mal të Zi ku do të mbajë bisedime me udhëheqësit e Ballkanit, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee thotë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan vazhdon të jetë i fortë.Ky mesazh është lajm i mirë për udhëheqësit e vendeve të rajonit, mes shqetësimeve se shkurtimet e thella të parashikuara në projekt-buxhetin e Departamentit të Shtetit mund të dobësojnë rolin e Uashingtonit në këto demokraci të brishta të ekspozuara ndaj ndërhyrjes ruse, shkruan Zëri i Amerikës.Zoti Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të…

Lexo më Shumë