Rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë duhet të pres të kaloj festimi i ditëlindjes së partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, e cila është të mërkurën. Pas përfundimit të saj, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron nisjen e bisedimeve. Ai theksoi se momentalisht ai personalisht si dhe partia e tij, janë të fokusuar në shënimin e ditëlindjes së 36 të VMRO-DPMNE-së. Kryeministri u shpreh se nuk dëshiron që tani të hyj në detaje rreth asaj sa resore do të pësojnë ndryshime, por shtoi se fokusohen në përbërjen e saj. Për ndryshime kadrovike dhe vëllimin e rikonstruimit, kryeministri kërkoi disa ditë durim, që pastaj të bëhen të ditura detaje.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Një ditë pas ditëlindjes do të fillojmë bisedimet me partnerët e koalicionit rreth rikonstruimit. Por, e them përsëri, më shumë do të përmbaheshim në përmbajtjen se sa në vëllimin e rikonstruimit. Jini të durueshëm. Është çështje ditësh. T’i fillojmë bisedimet, kurse më pas do të mundemi edhe për më shumë detaje”.


