Author: almakos

Zjarret tek Makedonski Brodi ende janë aktiv, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar edhe pjesëtarë të ARM-së.Për zjarret mbrëmë në seancë debatoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarri në orën 20 ende ka qenë aktiv në Lutovec dhe në drejtim të Suva gorës dhe se ka pasur tendencë që të zgjerohet drejt fshatit Zdunje dhe shtëpitë e para në Trebovle.Me kërkesë të DMSH-së, në shuarje kanë qenë të përfshirë edhe dy helikopterë të ARM-së, ndërsa në mënyrë plotësuese janë aktivizuar edhe dy togje këmbësorike nga batalioni i katërt i ARM-së nga Kërçova.Për shkak…

Lexo më Shumë

Pas protestës së qetë mbrëmë kundër Marrëveshjes me Bullgarinë një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se sot përsëri do të dalin në rrugë për të shprehur revoltën e tyre kundër kësaj Marrveshje sipas të cilëve e dëmton Maqedoninë. Në protestën e mbrëmshme protestuesin thanë se elita politike duhet t’i jap fund Marrëveshjeve të rreme.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të jenë nikoqir të delegacionit shtetëror të Republikës së Bullgarisë që do ta udhëheq kryeministri, Bojko Borisov, njofton Portalb.mk.Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës Bullogarisë do të fillojë sot me ardhjen në Aeroportin e Shkupit, në ora 11:30 minuta.Ceremonia zyrtare për mirëseardhje të kryeministrit Borisov dhe anëtarëve të delegacionit shtetëror të Bullgarisë, me nderime të larta ushtarake, do të mbahet përpara Qeverisë së Maqedonisë e cila do të fillojë në ora 12:15.Më 2 gusht, ashtu siç është e paraparë, të dy delegacionet bashkërisht do të…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të fillojë debati për propozim rishikimin e plotësuar të Buxhetit, që Qeveria e miratoi në mbledhje të së premtes dhe ia parashtroi Kuvendit.Me Propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 caktohen plotësisht 25 milionë denarë sipas zërave të caktuar dhe ridedikohen mjetet financiare në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve buxhetor.Shpenzimet e përgjithshme me rishikimin e Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 denarë, të ardhurat në 184.745.000 denarë, ndërsa deficiti 18.567.000 denarë.Rritja ekonomike me rishkimin është rishikuar në 2,2 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov me rastin e festës së 2 gushtit (Festës Kombëtare të Maqedonisë), ka falur 58 persona të burgosur të cilët kanë vuajtur dënimin në burgun e Idrizovës. 20 personave të burgosur u janë shkurtuar nga tre muaj prej dënimit, për 9 të burgosur nga katër muaj, ndërsa 6 të burgosurve u janë hequr 6 muaj nga dënimi. Presidenti me faljen mundëson lirimin nga ndjekja, lirim të plotë ose të pjesshëm nga dënimi. Falje nuk mund t’u jepet personave të dënuar për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe procesit të votimit, vepra penale kundër fëmijëve dhe personave të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ruajnë interesin e tyre për Ballkanin Perëndimor. Ambasadori amerikan theksoi sot edhe njëherë angazhimin e shtetit të tij për këtë rajon, duke e marrë si shembull vizitën që planifikon të realizojë zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens, në fillim të muajit gusht në Mal të Zi, ku përveç kryeministrit malazez, Pens do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut. Abolushtisht! Dhe unë mendoj se po e demonstrojmë shumë qartë me takimin e zëvendëspresidentit Pens në Mal të Zi me kryeministrin dhe me vendet tjera anëtare të Kartës së Adriatikut,…

Lexo më Shumë

Kuvendi ndodhet në huti para se deputetët të duhet të shkojnë në pushim vjetor. Para disa ditëve kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri, deklaroi se nëse shkon gjithçka sipas planit, atëherë deputetët do të shkojnë në pushime prej më 8 deri më 25 gusht. Por është shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski i cili mund tu hapë telashe deputetëve. Nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski deklaroi dje se nuk do të shkojnë në pushim para se të shkarkohet Zvërlevski, ndërsa kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se shpreson që shkarkimi i kryeprokurorit do të ndodhë këto ditë. “Unë pres madje, edhe para pushimit…

Lexo më Shumë

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve mund të kalojë sot filtrin e parë në Qeveri, informon zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani. Osmani megjithatë nuk u përgjigj nëse në këtë ligj, ashtu siç pati premtuar BDI-ja, do të inkorporohet dispozita për përdorimin e shqipes në banknota dhe uniforma të policisë. “Do ju informojmë në momentin kur do të kalojë në Qeveri”, ishte përgjigja e shkurtër e Osmanit. Osmani i cili sot ishte në takim tek presidenti Gjorge Ivanov, tha se ai dhe partia e tij ende konsideron se Ivanov është një president jo legjitim, por në interes të integrimit sa…

Lexo më Shumë

Tashmë ekziston mbështetje financiare nga ana a shtetit, kështu që sektori privat dhe ai publik duhet të tregojnë më tepër interes për punësimin e personave me hendikap. Ishte kjo porosia e sotme nga përfaqësues të “Polio Plus”, Lëvizje kundër hendikapit si dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë. Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike tha se përmes projekti “Ndërtimi i kapaciteteve të personave me hendikap për punësim më të lehtë në sektorin privat”, po mundohen që t’i njoftojnë institucionet dhe kompanitë me aktivitetet, kushtet, programet e Qendrës për Punësim të personave me hendikap, poashtu edhe mundësitë që u ofron kompanive kjo qendër, por…

Lexo më Shumë

Nga seanca e sotme qeveritare që mbahet në orët e pasdites priten disa ndryshime kadrovike në instancat kyçe të shtetit. Nga Qeveria konfirmojnë se para ministrave do të gjenden disa propozime për zgjidhje kadrovike, por nuk njoftohen hollësira për cilat institucione ose ndërmarrje shtetërore bëhet fjalë. Me kompaninë më të madhe shtetërore, ELEM edhe më tej udhëheq Hristian Mickoski, i cili prej dje është sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së. Qeveria e Zaevit ende nuk ka emëruar drejtor të ri as në kompaninë e dytë shtetërore për elektro- energjetikë, MEPSO. Në seancën e sotme qeveritare do të shqyrtohet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev, ministrja Sheqerinska dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli morën pjesë në poligonin e Krivollakut në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta të ushtrive të të dy shteteve. Bëhet fjalë për ndërtimin e pistës për fluturim dhe aterrim të dronëve. Pasi që u pyet nga gazetarët se ushtrimet e përbashkëta me ushtrinë amerikane a është ndonjë porosi për qeverinë e Rusisë, Zaev theksoi se vendi i Maqedonisë është në Aleancën Veriatlantike . “Ne duam bashkëpunim me të gjitha vendet, por vendi ynë është me të drejta të plota në NATO dhe anëtarësim në BE. Këtu nuk ka dilema, këto aktivitete të…

Lexo më Shumë

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës ka refuzuar ti pranojë “bombat” ose materialet e përgjuara si prova në rastin “Treqind”, konfirmojnë për televizionin Shenja nga Gjykata Themelore Shkupi1. Zëdhënësi i kësaj gjykate tha se vlerësimet e akuzës dhe përfundimet nga këshilli tre anëtarësh, u janë dërguar të dy palëve, edhe PSP-së edhe mbrojtjes por Prokuroria Speciale ka mundësinë që të ankohet në shkallën e Apelit. Në rastin “Treqind” është i akuzuar një ish ndihmës ministër i Ministrisë së Brendshme për keqpërdorim dhe manipulim gjatë një tenderi për blerjen e 300 makinave të nevojshme policinë. Sipas prokurorisë, buxheti i shtetit është dëmtuar…

Lexo më Shumë