Tashmë ekziston mbështetje financiare nga ana a shtetit, kështu që sektori privat dhe ai publik duhet të tregojnë më tepër interes për punësimin e personave me hendikap. Ishte kjo porosia e sotme nga përfaqësues të “Polio Plus”, Lëvizje kundër hendikapit si dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë. Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike tha se përmes projekti “Ndërtimi i kapaciteteve të personave me hendikap për punësim më të lehtë në sektorin privat”, po mundohen që t’i njoftojnë institucionet dhe kompanitë me aktivitetet, kushtet, programet e Qendrës për Punësim të personave me hendikap, poashtu edhe mundësitë që u ofron kompanive kjo qendër, por edhe personave me hendikap.
“Projekti përgjithësisht ka dy misione. Nga njëra anë që t’i përgatis personat me hendikap, me njohuritë e nevojshme, arsimin, kualifikimin dhe integrimin total dhe njëkohësisht, mbështetja e kompanive për personat me hendikap në procesin e tyre të punës, zgjerimin e përgjegjësisë kooperative, zmadhimin e vetëdijesimit për personat me hendikap dhe kontributin në procesin e punës”, deklaroi Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike.
Tomisllav Ortakovski nga “Polio Plus” tha se janë marrë një sërë masash, ndër to edhe mbështetja financiare nga ana e shtetit, me qëllim që punësimi për personat me hendikap të jetë më i lehtë. Poashtu Ortakovski, njoftoi se ka tre vite që është duke u punuar mbi një ligj i cili parasheh që nëpër kompanitë e mëdha, çdo i 36-ti punëtor të jetë person me hendikap dhe për këtë ligj do të ekzistojë fond i veçantë.
“Ne u fokusuam në dy pika më të rëndësishme. Ato janë, kompanitë private të cilat janë pjesë e tregut të hapur si dhe sektorit publik. Masat të cilat i ofron shteti për zmadhimin e punësimit, në disa segmente janë të kombinuara me një grup aktivitetesh, si mbështetja financiare për punësim të personave me hendikep…Duhet të bëhet punësimi i personave nëpër kompanitë që kanë numër më të madh të punësuarave…që çdo i 36 të jetë person me hendikap”, tha Tomisllav Ortakovski, “Polio Plus”.
Ai poashtu edhe njëherë njoftoi se ende nuk ka statistika lidhur me atë se sa është numri i të punësuarve me hendikap në sektorin privat por edhe në atë publik.
Ndryshe, Qendra e sapoformuar për Punësimin e Personave me Hendikap, parasheh zbatimin e disa programeve, që përfshijnë kurse për mësimin e gjuhës angleze, njohurive kompjuterike që do ta ngritin vetëbesimin e këtyre personave, njohjen e vetes dhe të aftësive të tyre, që pastaj ata vetë të kërkojnë punë nga punëdhënësit.
Emine Ismaili
Sektori privat dhe publik të punësojnë më tepër… by tvshenjaofficial
Data 15.06.2026
Aktuale
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut

