Republika e Maqedonisë shënon dy Ilindenët historik – 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së. Festimi fillom në orën 8:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku do të flasë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës. Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit.…
Author: almakos
residenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë. Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, thuhet në mesazh.
Ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski në takimin me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ka thënë se mbetet në qëndrimin e Komitetit Ekzekutiv të partisë, se VMRO-DPMNE nuk i jep përkrahje marrëveshjes së nënshkruar me Qeverisë.“Në lidhje me Marrëveshjen për fqinjësi, partneritet dhe bashkëpunim, kryetari Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE në lidhje me këtë temë ka qëndrime principiele dhe të argumentuara, ideja e të cilës është arritja e marrëveshjes në të cilën nuk do të ketë ndjenja: fitues dhe humbës dhe me të cilën do të realizohet ideja për bashkëpunim dhe fqinjësi të vërtet mes dy shteteve dhe dy popujve”, thuhet…
Rishikimi i buxhetit i propozuar nga Qeveria hyri në diskutim në seancë plenare. Deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase përplasën sërish argumentet dhe kundërargumentet e tyre. Sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski ky rishikim është reformues dhe bazohet në projektimin e rritjes së Bruto prodhimit vendor prej 2.2 për qind.“Rishikimi bazohet në projektim tejet konservativ të rritjes së BPV real prej 2,2 për qind në vitin 2017 përkundër të gjitha parashikimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Bankës popollore prej 2,5, Bankës Botërore prej 2,8 ose Komisionit evropian prej 2,9 për qind. Me këtë e dëshmojmë qëllimin tonë që ta ndërpresim…
Një zjarr i madh pasdite ka shpërthyer në fshatin Orman të Shkupit, komuna e Gjorçe Petrovit.Sipas banorëve lokal, zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe, madje po afrohet vendbanimeve.Banorët kanë frikë për shtëpitë e tyre dhe po kërkojnë ndihmë.Sipas tregimeve të tyre, zjarri ka zbritur deri tek stacioni i autobusit në fshat,Ata ankohen se makinat e zjarrfikësve nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm dhe se pompat nuk ju kanë punuar.
Persona të panjohur u kanë vënë zjarrin mbrëmë mbeturinave në deponinë ilegale në afërsi të fshatit Haraçinë. Tymi dhe kundërmimi ka ngulfatur banorët mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.“Meqë është bërë grumbullimi i mjaftueshëm i mbeturinave është marë iniciativë për tua vënë zjarrin mbeturinave nga ku shihen pamjet se vërtetë një gjendje e keqe ka shkaktuar traumë te qytetarët e që atyre nuk u lejohet te marrin frymë lirshëm”.Zjarri që ka kapluar këtë vend nga dita e djeshme ka sjellur edhe pasojat ku rreth hapësirës ka shkrumbuar gjelbërimin. Banorët e ndjejnë rrezikun që u kanoset nga mospërgjegjësia e komunës, dhe thonë…
Lëvizja BESA ka reaguar ashpër për moskalimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Qeveri, i cili pritej që të kalojë në seancën e mbrëmshme të Qeverisë. Deputeti Zeqirija Ibrahimi deklaroi se sipas Lëvizjes BESA kjo do të thotë se partitë shqiptare në Qeveri me Zaevin kanë hyrë pa marrëveshje.“A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleancës të kenë alibi se…
MPB paralajmëroi masa disciplinore kundër policëve që u vunë pranga mbështetësve të së Majtës të cilët donin të shpalosin pankarta anti- militare gjatë defilesë së ushtarëve amerikan në qendër të Shkupit. “Është vërtetuar se katër nëpunës policor kanë përdorur forcë fizike ndaj katër personave pa bazë, ndërsa ndaj tre prej tyre pa bazë është përdorur mjeti, përkatësisht lidhja me pranga. Ndaj policëve që i kanë tejkaluar autorizimet dhe kanë vepruar në kundërshtim me Nenin 83 dhe 85 nga Ligji për polici, do të merren masa disiplinore sipas marrëveshjes kolektive të MPB-së dhe do të informohet prokuroria kompetente publike në Shkup”,…
Skandal në Çair: kolegjet “Jahja Kemal” që njihen për afërsinë e tyre me Lëvizjen e Fetullah Gylenit, tashmë ua reklamojnë edhe fëmijëve nëpër çerdhe edhe atë nëpër ato që janë publike.Fajin për këtë veprim, nuk e merr askush, as kreu i Çairit e as drejtuesit e çerdhes “Fidani” në xhamin e së cilës ishte postuar sot herët kjo afishe, e cila fton fëmijët dhe prindërit e tyre të zgjedhin pikërisht këtë shkollë.Apeli ndodhë në kohën kur Ankaraja Zyrtare tashmë organizatën FETO e ka shpallur terroriste. Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe apelet publike të zyrtarëve turq për mbylljen e këtyre…
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, për festën e ardhshme 2 Gushtin si dhe në periudhën e ardhshme të jenë më të kujdesshëm dhe të përmbahen nga ndezja e zjarreve në hapësira të hapura, sidomos nga djegia e kashtës dhe nga hedhja e filterave të cigareve”, apelojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Në Ohër jetojnë qytetarë të cilët deklarohen si bullgar. Njëri prej tyre është e Lupço Kurtelov. Lidhur me firmosjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për miqësi, ai thotë se Maqedonia do të ketë dobi të madhe nga kjo marrëveshje. Edhe në Maqedoni edhe në Ohër ka njerëz që ndjehen bullgar si unë. Të gjithë ata që publikisht e deklaronin përkatësinë e tyre kishin probleme. Secili dëshiron ta ruajë familjen dhe për këtë u bënë pasiv. Mendoj se me largimin e këtyre prangave shpirtërore, shumë njerëz do të thonë se gjyshërit e tyre kanë qenë bullgar. Kjo është shkalla e…
Qeveria mbrëmë ka kthyer prapa Propozim Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilin duhej të rregullohej përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Pas debatit deri në orët e vona të natës, nuk është arritur gjuhë e përbashkët, kështu që Ligji është kthyer në ripërpunim. Ministrat e Qeverisë janë marrë vesh që edhe më tej të vazhdojë koordinimi dhe korrigjimi i elementeve të kontestueshme.Siç shkruan në njoftimin e Qeverisë, do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjit të Gjuhëve. Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve”…

