Persona të panjohur u kanë vënë zjarrin mbrëmë mbeturinave në deponinë ilegale në afërsi të fshatit Haraçinë. Tymi dhe kundërmimi ka ngulfatur banorët mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.
“Meqë është bërë grumbullimi i mjaftueshëm i mbeturinave është marë iniciativë për tua vënë zjarrin mbeturinave nga ku shihen pamjet se vërtetë një gjendje e keqe ka shkaktuar traumë te qytetarët e që atyre nuk u lejohet te marrin frymë lirshëm”.
Zjarri që ka kapluar këtë vend nga dita e djeshme ka sjellur edhe pasojat ku rreth hapësirës ka shkrumbuar gjelbërimin. Banorët e ndjejnë rrezikun që u kanoset nga mospërgjegjësia e komunës, dhe thonë se po mbyten nga ajri i ndotur dhe papastërtia që po i rrethon.
“Mbeturinat na mbytën krejt, prej qenve sun kalojmë rrugës, komuna nuk merr masa për mbeturinat . Mbeturinat të gjitha të këqijat po na i sjellin me sëmundje dhe gjitha të këqijat i kemi”, ka deklaruar njw banor.
Ekipi i Televizionit Shenja kërkoi prononcim nga Kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, por ai ishte i paaritshëm. Nuk përgjigjej as në telefonatat e ekipit tone, ndërsa edhe pse e kërkuam në godinën e Komunës, nuk arritëm të marrim deklaratë prej tij.
Hava Tahiri
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut
- MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)

