Skandal në Çair: kolegjet “Jahja Kemal” që njihen për afërsinë e tyre me Lëvizjen e Fetullah Gylenit, tashmë ua reklamojnë edhe fëmijëve nëpër çerdhe edhe atë nëpër ato që janë publike.
Fajin për këtë veprim, nuk e merr askush, as kreu i Çairit e as drejtuesit e çerdhes “Fidani” në xhamin e së cilës ishte postuar sot herët kjo afishe, e cila fton fëmijët dhe prindërit e tyre të zgjedhin pikërisht këtë shkollë.
Apeli ndodhë në kohën kur Ankaraja Zyrtare tashmë organizatën FETO e ka shpallur terroriste. Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe apelet publike të zyrtarëve turq për mbylljen e këtyre kolegjeve për shkak të indoktrinimit të fëmijëve.
“Në dy hyrjet kryesore të çerdhes ‘Fidani’ këtu në Çairçankë, qëndron reklama e kolegjit ‘Jahja Kemal’, një institucion privat i cili reklamohet, siç duket falas, në institucionet publike”
Në çerdhen që ndodhet në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, afishet dhe materiali propagandues qëndron në të njëjtën mënyrë siç qëndrojnë edhe njoftimet zyrtare.
Televizioni SHENJA kontaktoi drejtpërdrejtë kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexiti. E pyetëm se si ka lejuar ai një gjë të tillë të ndodhë në territorin e Çairit. Përgjigja e tij ishte për këtë bie mbi udhëheqësinë e çerdhes “Fidani”.
Iu drejtuam edhe Rabie Lokut, drejtoreshë e kësaj çerdheje. Edhe atë e pyetëm se si e kanë lejuar një skandal të këtillë. Ajo u arsyetua se nuk ishte e gatshme që të prononcohet sot, por premtoi se do të deklarohet të enjten.
E ndërkohë të pyetur për reklamimin e institucioneve private nëpër institucionet publike, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se materialet propaganduese nuk i shkelin normat ligjore.
Çështja e kolegjeve turke të drejtuara nga organizata FETO në gjithë hapësirat shqiptare dhe në nivel global ka filluar të trajtohet me kujdes të veçantë pas tentimit të grushtetit të vitit 2016. Siç dihet tashmë prej disa muajsh gjyqësori në Turqi ka akuzuar kreun e FETO-s, Fetullan Gylen për tentim grushtetit në të cilin u vranë 250 civilë dhe mbi 2000 të tjerë u plagosën rëndë.
Abdulla Berisha
Skandal në Çair, gylenistët atakojnë edhe… by tvshenjaofficial

