Author: almakos

01 August Në ministrinë e Ambientit Jetësor deri më tani nuk ka mbërritur nismë për ndryshime ligjore përmes së cilave Qeveria dhe ministria e Ambientit do t’ua merrnin komunave kompetencat për përcaktimin e lokacioneve për ndërtimin e deponive rajonale. Nga LSDM-ja në Ohër, dje jozyrtarisht thanë se në Qeveri ekziston një nismë e tille, por ministri i Ambientit Sadulla Duraku këmbëngul se një gjë e tillë nuk është në planet e këtij dikasteri.  Ne ende nuk kemi filluar për ndryshimet ligjore dhe nuk ka një gjë të tillë, nëse ka dal nga dikush këto informacione nëse do bëhen ndryshimet ligjore,…

Lexo më Shumë

Analizat e personave të hospitalizuar nga Simnica e Gostivarit në Klinikën për sëmundje infektive, janë negative. Shtatë banorët e Simnicës të cilët kanë qëndruar për disa ditë me radhë në spital lëshohen në shtëpi për shkak se rezultatet kanë treguar se nuk janë të infektuar me virusin “Hantan”, nga i cili vdiqën dy persona nga po i njëjti fshat. Ndërkaq është një person tjetër me simptoma të tjera, por banor i fshatit Simnicë ka kërkuar ndihmë mjekësore nga frika e virusit. I njëjti është hospitalizuar dhe do të mbahet nën mbikëqyrje.  U hospitalizuan gjithsej tetë pacientë të fshatit Simnicë tek…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, theksojnë në deklaratën e përbashkët përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han.“Kjo marrëveshje e tregon vendosshmërinë e dy palëve për tejkalim të çështjeve dypalëshe dhe paraqet inspirim për gjithë rajonin. Ai është hap pozitiv përpara në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe e përforcon perspektivën e BE-së të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në interes të qytetarëve të saj”, qëndron në deklaratën e përbashkët të Hanit dhe Mogerinit.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ka thënë se është më mirë që së bashku të festohen festat, se sa të ndodh e kundërta, pra “të rihemi, ashtu siç kemi bërë në të kaluarën”. “Përse të mos festojmë së bashku, të përleshemi atëherë nëse doni. Shumë herë jemi rrahur dhe të gjithë jemi të mëdhenj. Bullgaria e Madhe, Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe. Me luftërat bëmë që Ballkani të jetë vendi më i prapambetur në Evropë. Ne me kolegun dëshirojmë të ecim përpara dhe të arrimë në nivelin e…

Lexo më Shumë

VMRO- DPMNE-ja opozitare  akuzon LSDM-në se për manipulim me opinionin dhe se nuk mund ta fsheh faktin që nënshkruan marrëveshje të cilat nuk kanë mbështetje nga qytetarët, duke aluduar në marrëveshjen me Bullgarinë. „Në vend të premtimeve parazgjedhore për debat dhe transparencë, LSD e tregoi fytyrën e vërtetë dhe nuk lejoi debat publik për marrëveshjen në Kuvend, dhe nuk i mori parasysh vërejtjet dhe propozimet konstruktive, të argumentuara e qëllimmira të VMRO-DPMNE-së për përmirësimin e tekstit të marrëveshjes“, thuhet në kumtesën e opozitës. Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja i ftoi anëtarët e saj të mos marrin pjesë në manifestimet e nesërme për shënimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tha se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është e një interesi të përbashkët i të dy vendeve, raporton SHENJA.“Jemi përcaktuar që të udhëheqim politika që ofrojnë zgjidhje dhe jo probleme. Tek Bullgaria vërejtëm partner konstruktiv për të arritur këtë qëllim. Kjo miqësi e jona është shembull se si një çështje që ka frenuar për vite, shndërrohet në motor lëvizës. Ky bashkëpunim do të ndihmoj në avancimin e infrastrukturës rrugore dhe gazifikues të dy vendeve. Dërgimi i mesazheve për fqinjësi është çështje e pjekurisë dhe për këtë shkak…

Lexo më Shumë

Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarre në seancën e sotme në Qendrën për menaxhim me Kriza po e shqyrton gjendjen momentale me zjarret në rajonin e komunës Makedonski Brod dhe solli konkluzion me të cilin propozohet që Qeveria, përmes Komitetit drejtues, të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri. “Trupi koordinues operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarret, pas shqyrtimit të gjendjeve dhe mundësive të resurseve dhe terrenit të pakalueshëm, propozon përmes Komitetit drejtues, Qeveria e RM-së të fillojë aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja…

Lexo më Shumë

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit e konfirmuan nevojën për ndryshim të Ligjit për pirje të duhanit me procedurë të shkurtuar. Siç elaboroi njëri nga propozuesit e ligjit, deputeti Romisllav Tuntev, ky është vendimi i njëjtë ligjor që e propozoi LSDM-ja vitin e kaluar, kur ishte opozitë. “Propozojmë fshirje të një alineje, ndryshim të një paragrafi me qëllim që të mundësohen baza të barabarta për të gjithë punonjësit hotelierik të cilët mundoheshin me ndryshim selektiv të Ligjit, madje duke mos i shkelur aspak të drejtat e mospirësve të duhanit. Përkundrazi, me këto ndryshime dhe plotësime kërkojmë vetëm, atje ku…

Lexo më Shumë

Sapo në foltore doli Ministri i Financave Dragan Tevdovski për të arsyetuar para kuvendit rishikimin e Buxhetit, deputetet e opozitës maqedonase ngritën transparentët në të cilat shkruhet “Shkoi jeta. 54. 080.000 denarë më pakë për Universitet për teknologji informatike në Ohër. Shkurtohet nga Maqedonia”.Në Kuvend ka filluar debati për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, i cili sipas Qeverisë dhe partive të shumicës parlamentare është reformator, ndërsa sipas VMRO-DPMNE-së, vetëm për punësimin e kuadrove partiak të partive në pushtet.

Lexo më Shumë

Qeveria dje ka debatuar deri në orët e vona të natës Ligjin e Gjuhëve, por nuk kanë arritur gjuhë të përbashkët për implementimin e tërësisht të ligjit në formën e paraparë.Ministrat e Qeverisë janë marrë vesh që edhe më tej të vazhdojë koordinimi për implementimin e ligjit.Sic shkruan në njoftimin e Qeverisë, do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjeve të Gjuhëve.Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve” dhe “Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”.Qeveria njoftoi se pika e Ligjit të Gjuhëve do të futet përsëri…

Lexo më Shumë

Zjarret tek Makedonski Brodi ende janë aktiv, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar edhe pjesëtarë të ARM-së.Për zjarret mbrëmë në seancë debatoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski deklaroi se zjarri në orën 20 ende ka qenë aktiv në Lutovec dhe në drejtim të Suva gorës dhe se ka pasur tendencë që të zgjerohet drejt fshatit Zdunje dhe shtëpitë e para në Trebovle.Me kërkesë të DMSH-së, në shuarje kanë qenë të përfshirë edhe dy helikopterë të ARM-së, ndërsa në mënyrë plotësuese janë aktivizuar edhe dy togje këmbësorike nga batalioni i katërt i ARM-së nga Kërçova.Për shkak…

Lexo më Shumë

Pas protestës së qetë mbrëmë kundër Marrëveshjes me Bullgarinë një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se sot përsëri do të dalin në rrugë për të shprehur revoltën e tyre kundër kësaj Marrveshje sipas të cilëve e dëmton Maqedoninë. Në protestën e mbrëmshme protestuesin thanë se elita politike duhet t’i jap fund Marrëveshjeve të rreme.

Lexo më Shumë