Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ka thënë se është më mirë që së bashku të festohen festat, se sa të ndodh e kundërta, pra “të rihemi, ashtu siç kemi bërë në të kaluarën”.
“Përse të mos festojmë së bashku, të përleshemi atëherë nëse doni. Shumë herë jemi rrahur dhe të gjithë jemi të mëdhenj. Bullgaria e Madhe, Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe. Me luftërat bëmë që Ballkani të jetë vendi më i prapambetur në Evropë. Ne me kolegun dëshirojmë të ecim përpara dhe të arrimë në nivelin e Gjermanisë, Austrisë, Holandës, Francës”, ka thënë Borisov.
Ai tha se tani do të shihet reagimi i BE-së për këtë Marrëveshje.
“Dy shtet pa ndërmjetësues arritëm marrëveshje për paqe, shoqërimi dhe fqinjësia janë më të rëndësishme se gjithçka. Jo rastësisht thonë njerëzit se duke shikuar prapa do të rrëzohesh. Për këtë shkak kemi vendosur të shikojmë përpara. Rezultatet do t’i shihni për një kohë. Termi histori e përbashkët është term I cili ofron perspektiva të përbashkëta dhe jo ndarje”, deklaroi mes tjerash Borisov.

