Shtëpia Botuese Logos-A ka nxjerrë para lexuesve veprën më të re studimore me titull “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)”, të autores Merjem Gashi.
Në këtë botim të ri autorja trajton procesin e transformimit dhe modernizimit të Shqipërisë gjatë periudhës 1920–1939, duke analizuar njëkohësisht konceptin e “nacionalizmit të ri” shqiptar dhe ndikimin e tij në formësimin e identitetit kombëtar.
Sipas autores, qëllimi kryesor i këtij nacionalizmi ishte krijimi dhe forcimi i ndërgjegjes kombëtare në një shoqëri që, ndonëse kishte shtetin e saj, ende nuk e zotëronte plotësisht këtë vetëdije.
Libri trajton rolin e historisë, kulturës, arsimit, gjuhës, fesë dhe gruas në ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar, duke ofruar një qasje të thelluar shkencore mbi zhvillimet politike, shoqërore dhe kulturore të asaj kohe.
“Vepra u dedikohet studiuesve të shkencave sociale, historianëve, studentëve dhe publikut të gjerë të interesuar për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Frymëzimi vazhdon…” thonë nga Logos-A.


