Kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tha se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është e një interesi të përbashkët i të dy vendeve, raporton SHENJA.
“Jemi përcaktuar që të udhëheqim politika që ofrojnë zgjidhje dhe jo probleme. Tek Bullgaria vërejtëm partner konstruktiv për të arritur këtë qëllim. Kjo miqësi e jona është shembull se si një çështje që ka frenuar për vite, shndërrohet në motor lëvizës. Ky bashkëpunim do të ndihmoj në avancimin e infrastrukturës rrugore dhe gazifikues të dy vendeve. Dërgimi i mesazheve për fqinjësi është çështje e pjekurisë dhe për këtë shkak kjo marrëveshje është mesazh për BE-në dhe NATO-në se vendet kanë udhëheqësi politike që ndërtojnë ura. Bullgaria nga sot është mik edhe më i madh dhe aleat drejt perspektivave euroatlantike”, ka deklaruar Zoran Zaev.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut
- MPJTJ e dënoi djegien e automjeteve në pronësi të Ambasadës së Bullgarisë
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)

