Bashkimi Evropian e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, theksojnë në deklaratën e përbashkët përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han.
“Kjo marrëveshje e tregon vendosshmërinë e dy palëve për tejkalim të çështjeve dypalëshe dhe paraqet inspirim për gjithë rajonin. Ai është hap pozitiv përpara në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe e përforcon perspektivën e BE-së të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në interes të qytetarëve të saj”, qëndron në deklaratën e përbashkët të Hanit dhe Mogerinit.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zigmar Gabriel deklaroi se Maqedonia dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshje historike në Shkup.
“E përshëndes atë që pas shumë viteve negociata të pasuksesshme, u gjet zgjidhje konsensuale për çështjet e hapura” – tha Zigmar Gabriel, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Me këtë, të dy shtetet japin sinjal të rëndësishëm për bashkëpunim të suksesshëm dypalësh, por edhe rajonal si dhe për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë.

