Zjarri në fshatin Trebovle në komunën Makedonski Brod, vazhdon të jetë aktiv, njoftojnë nga QMK.Sipas tyre aktiv vazhdon të mbetet edhe zjarri në Veles ndërsa në territorin e Shkupit nuk ka të regjistruar vatër zjarri.Helikopter MI17 me ekuipazh prej 12 persona, dërgoi Republika e Bullgarisë në Maqedoni si ndihmë për ballafaqim me zjarret.Ndihmën e kërkoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa ekipi bullgar është pritur nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga përfaqësues të DMSH-së dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë.Pas pritjes është realizuar koordinim dhe helikopteri është dërguar në lokacion përkatës, për shuarje të zjarrit në komunën Makedonski Brod.Siç…
Author: almakos
Në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka paralajmëruar se shteti në të ardhmen në mënyrë më aktive do të kyçet në misionet e NATO-së.“Jemi të inkurajuar nga optimizmi, besimi dhe përkrahja e qytetarëve tanë, por edhe nga SHBA. Fakti që me neve qëndron dhe bashkëpunon nënkryetari i SHBA-së tregon se Maqedonia dhe Ballkani perëndimor kanë partner të besueshëm. Maqedonia do ta rris buxhetin për mbrojtje dhe pjesëmarrje në misionet e NATO-së”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.Ai ka shuar se anëtarësimi në NATO, është e ardhmja jonë e përbashkët.“Integrimet në NATO, kërkojnë nga ne…
E përshëndesim Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që më 1 gusht e nënshkruan kryeministrat Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Kështu ka deklaruar zëvendës-sekretarja e NATO-së, Rouz Gotemeler.“NATO e përshëndet shpirtin e bashkëpunimit që e bëri të mundshëm nënshkrimin e Marrëveshjes. Kjo marrëveshje është një ngjarje e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve pozitive në rajon me shikim drejt të ardhmes. Zbatimi i saj do të sjell siguri më të madhe në Ballkan, që është në interes të të gjithëve”, ka thënë Gotemeler, transmeton SHENJA.
DPHM kumtoi se vazhdon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë. Në pjesën më të madhe të Maqedonisë, temperatura do të jetë mbi 35, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë.Sidomos ngrohtë do të jetë nesër kur temperatura maksimale në rajonet më të ngrohta do të arrijë deri 42 gradë, ndërsa UV indeksi vlerën 9.Sipas temperaturave të parashikuara, sot rajoni i Maqedonisë do të jetë në fazën e verdhë, ndërsa nesër rajoni i Vardarit verior dhe i Ohrit-Prespës në fazën portokalli.
02 August Sipas presidentit Gjorge Ivanov siguria dhe mbrotja e shtetit nuk janë luks si dhe buxheti në këtë fushë nuk është shpenzim por është inestim. “Zbulimi është linja e parë e mbrojtjes, ndërsa shtylla e mbrojtjes është Armata e Republikës së Maqedonisë. Armata jo vetëm që e përmbushë obligimin kushtetues për t’i mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë, por shpesh herë i kryen edhe detyrat e institucioneve të tjera. Mjedisi operativ po ndryshon. Gjithnjë e më tepër do të përballemi me fatkeqësi dhe kërcënime jokonvencionale. Prndaj Armata duhet të jetë e gatshme, ndërsa për atë i…
Delegacioni kuvendor i udhëhequr nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, është përkulur dhe ka vendosur lule përpara varrit të Nikolla Karevit në Krushevë. Xhaferin e kanë shoqëruar, Hari Llokvenec, Keti Smilevska dhe Juliana Nikollova. Me këtë rast, sot kryeparlamentari do të mbajë fjalim me rastin e festës së Kryengritjes së Ilindenit. Ndryshe, festa e 2 Gushtit që këtë vit përfshin dy ngjarje, 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Kuvendit të KAÇKM, ashtu si edhe herrave tjera, përjashton kontributin e shqiptarëve në Republikën e Krushevës.
Prezantimi, siguria dhe mbrojtja e shtetit nuk janë luks, por nevojë. Buxheti për prezantim të shtetit nuk është shpenzim por investim në miqësi dhe partneritete të reja për Maqedoninë. Buxheti për sigurinë dhe mbrojtjen nuk është shpenzim por investim në kushte për funksionim normal ntë shtetit, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov në fjalimine tij me rastin e Ilindenit.“Zbulimi është linja e parë e mbrojtjes, ndërsa shtylla e mbrojtjes është Armata e Republikës së Maqedonisë. Armata jo vetëm që e përmbushë obligimin kushtetues për t’i mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Maqedonisë, por shpesh herë i…
02 August Departamenti i Shtetit amerikan e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke e vlerësuar si shembull për zgjidhje të qetë të problemeve midis fqinjëve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i urojnë Bullgarisë dhe Maqedonisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje e rëndësishme, perspektive i pranon lidhjet e fuqishme tanimë të vendosura midis dy vendeve dhe e hap derën për bashkëpunim edhe më të afërt në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje do të kontribuojë për stabilitet politik…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në solemnitetin për shënimin e “Ditës së Republikës” – 2 Gushtin në kishën “Shën Spasi”, apeloi “që për të ardhmen e Maqedonisë të tejkalojmë të kaluarën dhe të tashmen”. Ai theksoi se historia dhe e kaluara janë themelet e forta me anë të të cilave filluan të ndërtojnë të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA). Zaev në shënimin e kësaj feste ishte i shoqëruar nga homologu i tij bullgar, Bojko Borisov, të cilët bashkarisht vendosën kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit. Sipas kryeministrit Zaev, Maqedonia dha shembullin…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të kryesojë me samitin e vendeve – anëtare të Kartës së Adriatikut, mbahet sot në Podgoricë të Malit të Zi. Zaev së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Maroviq është bashkë-nikoqir i Samitit, ku krahas kryeministrave të Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë- Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Sllovenisë, do të merr pjesë edhe zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Pens. Të gjitha delegacionet e vendeve të rajonit do të kenë takime dypalëshe me zëvendës presidentin Pens. Temat e Samitit do të jenë “ Proceset e integrimit në rajon” dhe “Roli dhe kontributi i…
Republika e Maqedonisë shënon dy Ilindenët historik – 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së. Festimi fillom në orën 8:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku do të flasë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës. Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit.…
residenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Me rastin e inaugurimit Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë. Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë”, thuhet në mesazh.

