Në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka paralajmëruar se shteti në të ardhmen në mënyrë më aktive do të kyçet në misionet e NATO-së.
“Jemi të inkurajuar nga optimizmi, besimi dhe përkrahja e qytetarëve tanë, por edhe nga SHBA. Fakti që me neve qëndron dhe bashkëpunon nënkryetari i SHBA-së tregon se Maqedonia dhe Ballkani perëndimor kanë partner të besueshëm. Maqedonia do ta rris buxhetin për mbrojtje dhe pjesëmarrje në misionet e NATO-së”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.
Ai ka shuar se anëtarësimi në NATO, është e ardhmja jonë e përbashkët.
“Integrimet në NATO, kërkojnë nga ne bashkëpunim ndërmjet veti. Kërkojnë udhëheqje të pjekur politike. Kërkojnë përgjegjësi për siguri rajonale dhe globale. Me prezencën tonë këtu, në Samitin e vendeve anëtare në Kartën e Adriatikut,ne themi, po jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve të shteteve tona dhe nëpërmjet procesit integrues ta dërgojmë rajonin në shtëpinë e vet, tek familja e madhe e NATO-s”, ka thënë Zaev.
Zaev ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është porosi inkurajuese e Aleancës se dyert janë të hapura për të gjithë që do të ngriten mbi sfidat e saja dhe do të tregojnë se mund të kontribuojnë për interesat kolektive dhe për interesat e qytetarëve.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Kuvendi e miratoi Kodin etik për deputetët
- “Na trajtojnë si kafshë!”- Qytetari shpërthen në protestën e 16-të: Ilaçet i blejmë kontrabandë, dializën e bëjmë në bodrum
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash

