Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht në Shkup, ka nxitur reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. Ata kanë përshëndetur atë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për raportet mes dy vende. Në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se një marrëveshje e tillë thellon bashkëpunimin politik dhe ekonimik, duke e përshëndetur marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.“Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe progresive tashmë i njeh lidhjet e forta mes dy vendeve dhe hap derën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve në sfera të ndryshme si…
Author: almakos
Ish përfaqësuesi i lartë i LPK-së në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, ka bë një apel kundër femrave me mbulesë. “Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni, sepse ato po na e përçmojne dhe rrezikojne identitetin tonë etnik me agresivitetin e tyre muhamedano-vehabist, të manifestuar përmes uniformës “shami”, “burka”, “ferexhe”! Në Kuran nuk ekziston përcaktim obligues për të mbuluar femrat kokën dhe fytyrën. Përse atëherë këto mercenare të shpifura të islamit fashistoid (vehabi) duhet të mirëkuptohen e tolerohen në trojet tona etnike?!”, ka shkruar Kelmendi, ndryshe njeri i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ofendimet e tij në adresë të femrave…
Për më shumë se 40% ka rënë niveli i burimeve në Belicë të Epërme dhe në fshatin Shum, prej nga qytetit i Strugës furnizohet me ujë për pije. Për shkak të kësaj, disa pjese të qytetit, veçanërisht katet më të lartë në objektet për banim, nuk kanë ujë për pije madje 10 orë në ditë. Gjendja më kritike është në bllokun e tretë dhe të katërt në Strugë. Në fshatrat Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm ka pasur kufizime të ujit. Ndërkaq ka edhe keqpërdorim të ujit dhe shfrytëzim të paplanifikuar të ujit për ujitjen e parqeve. Në Belicë të…
Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski u bë një javë që janë në arrati. Policia nuk jep detaje nëse ka ndonjë moment të ri nga kërkimi i tyre në terrenin e Maqedonisë, dhe nëse Interpoli ka arritur të gjejë ndonjë gjurmë që çon deri tek vendstrehimi i dy të akuzuarve jashtë vendit, raporton SHENJA.Policia njoftoi se ka shoshitur të gjitha vendet e mundshme ku ka gjasa të jenë fshehur në Maqedoni, por nuk dihet nëse vërtetë Grujovski dhe Boshkovski në mënyrë ilegale kanë dalë jashtë kufirit.Teksa vazhdojnë kërkimet brenda dhe…
Anëtarësimi në NATO është e ardhme e përbashkët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në samitin e Kartës së Adriatikut. Ai pret që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, duke shtuar se vetë prezenca në Samitin e vendeve anëtare në Kartën e Adriatikut, tregon gatishmërinë e vendeve që të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve dhe shteteve me qëllim që të dërgohet rajoni në, siç tha ai, shtëpinë e vetë dhe tek familja e madhe e NATO-s.“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është porosi inkurajuese e Aleancës se dyert janë të…
Policia do të shqyrtojë se si Goran Grujevski ka siguruar pushim mjekësor. Besohet se kjo është bërë përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Brendshme do të vërtetojë se me çfarë baze ish shefi i Drejtorisë së Pestë ka marrë vërtetim për mungesë nga puna, për shkak të sëmundjes. Goran Grujevski për shkak të depresionit nuk është paraqitur as në seancën publike në Gjykatën e Apelit. Ai dorëzoi ankesë me të cilën e kërkonte pasaportën e konfiskuar, ndërsa avokatët në emrin e tij premtonin se ai nuk do të arratiset. Policia edhe më tej është në kërkim të Grujevskit dhe Boshkovskkit…
02 August Ligji për shqipen, debati për të cilin u la përgjysmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë akoma është duke u harmonizuar midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Alsat mëson se gjatë ditës janë zhvilluar konsultime, por nuk jepen detaje se për cilat pika të draftit dallimet janë më të theksuara. Zyrtarisht Qeveria mohon të ketë mosmarrëveshje. Debati rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe ka kaluar në atmosferë të qetë dhe nuk është paraqitur asnjë problem gjatë këtij debati. Është konstatuar se nevojitet koordinim i mëtutjeshëm me qëllim që të arrihet harmonizimi për mënyrën e zbatimit të vendimit ligjor”, thanë…
Atmosferë e ndarë në Meçkin Kamen. Një pjesë e të pranishmëve duartrokitën, ndërsa pjesa tjetër me fishkëllima e pritën kryeparlamentarin Talat Xhaferi në prezencë të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Për dallim nga vitet e kaluara kur tubimi për shënimin e Ilindenit në Krushevë ishte masiv, këtë vit me rastin e 114 vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 73 vjetorin e Kuvendit të parë të KAÇKM-së morën pjesë një numër i vogël i vizitorëve, ndërsa gjithashtu nuk kishte simbole partiake. Edhe përflitej se Xhaferi do të drejtohej në gjuhën shqipe, megjithatë nga foltorja u drejtua në gjuhën maqedonase, ku lexoi…
02 August Kushtet ekonomike janë pengesa kryesore që shumica e qytetarëve nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e pushimit të mirëfilltë veror nëpër vende të ndryshme turistike. Ndërsa një pjesë e qytetarëve të anketuar thonë se kanë përzgjedhur destinacionet më të afërta siç janë Shqipëria, Greqia, Mali I Zi por dhe Turqia për të kaluar pushimet verore, pjesa tjetër thotë se kushtet ekonomike nuk ua mundësojnë udhëtimin jashtë shtetit. “Sigurisht që po. Jemi mes Ulqinit dhe Greqisë. Jo,jo nuk besoj.” “Kushtet i kam,por kam punë nuk mund ta lë dyqanin.” “Në shtëpi,jo s’ka para. Ka 4 vjet qe nuk kemi…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me rastin e 2 gushtit, Ditës së Republikës ka mbajtur një fjalim në manifestimin qendror i cili u mbajt në “Meçkin Kamen”, në Krushevë, me ç’rast ka thënë se nderojmë heronjtë e Ilindenit të cilët këtu i dhanë jetët e tyre dhe me këtë e ndërtuan të tanishmen të cilën të gjithë e jetojmë, raporton Anadolu Agency (AA). Në fjalimin e tij, kryeparlamentari Xhaferi ka cituar thekse nga Manifesti i Krushevës, përmes të cilit tha ai, udhëheqësit e Kryengritjes së Ilindenit, Nikolla Karev, Goce Dellçev, Dame Gruev, Pitu Guli dhe heronjtë…
Pa koment të saktë për marrëveshjen me Bullgarinë, me thirrje që mos të hiqet dorë nga identiteti dhe mesazhe për kohabitacion me qeverinë e Zaevit. Këto ishin pjesë të fjalimit të presidentit Gjorgje Ivanov. Ai theksoi se Çento do të gëzohej për 26 vjetorin e pavarësisë, por do të revoltohej që ende po kontestohet liria e vetë- identifikimit. Sipas kreut të shtetit për të qenë tërësisht e lirë, Maqedonia patjetër duhet të bëhet pjesë e BE-së, por siç tha, në këtë rrugë vendi është shantazhuar, ndërsa çmimi është tejet i lartë. Anëtarësimi në BE dhe NATO domosdoshmërish kërkon viktimë. Por,…
Franca e ka përshëndetur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë me vlerësim se do të mundësojë që dy vendet t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunim dhe do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit. “Franca e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që kryeministrat e IRJM dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov e nënshkruajtën të martën, 1 gusht. Ajo e di se kjo marrëveshje do të mundësojë që Shkupi dhe Sofja t’i thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin e tyre, sidomos në planin ekonomike dhe kulturor dhe se do të…

